Gjeneral, Daut Haradinaj dhe Dr. Time Kadrijaj në Zvicër takojnë mërgimtarët

0
352

Takimi me bashkatdhetarët dhe bashkëbisedimi u pa se ishte më se i nevojshëm në këto kohëra që po kalojmë ne si mërgimtarë.
U bënë pyetje të ndryshme nga të pranishmit në salle të cilët ishin tubuar nga shumë vende të Zvicrës dhe Deputetet nga Kosova Daut Haradinaj dhe Time Kadrijaj iu përgjigjen pa asnjë hezitim dhe u zotuan se në të ardhmen do të jenë zëri ynë, zëri i mërgatës.
Ju falënderojmë përzemërsisht për prezencën tuaj, për interesimin e për hallet e Diaspores!
Ndërsa Aak Zvicër e falënderoj përzemërsisht për Mirënjohjen që më ndanë- Për kontributin e dhënë në kauzen kombëtare dhe të Shtetit të Kosovës.
Daut Haradinaj dhe Time Kadrijaj AAK në Zvicër i dëshiroj rrugëtim të mbarë dhe me shumë suksese në vazhdim!

Ishte shumë i frytshëm ky event me Gjeneral Daut Haradinaj dhe Dr. Time Kadrijaj me mërgimtarët takim të cilin e kishte organizuar dega e AAK në Zvicër për te gjithë mergimtarët.