Intervistë me bokserin nga Lugina, Seid Xhemaili

0
490

Syri.tv – Përshëndetje Seid Xhemaili mirë se na erdhe në intervistën për portalin e televizionit Syri Blue, mediumi i parë nē gjuhën shqipe në Zvicër ?

Seid Xhemaili: Falemderit, mirë se ju gjej juve. Kjo është intervista e parë për mua në mediumet internacionale siç është ky i juaji në Zvicër.

Syri.tv : Na tregoni shkurt, kush është Seid Xhemaili?

Seid Xhemaili: Unë jam Seid Xhemaili me origjinë nga komuna e Bujanocit, fshati Nesalc dhe jetoj dhe veproj në Zvicër.

Syri.tv: Seid. Na trego pak kur fillove të miresh me këtë sport ?

Seid Xhemaili: Me këtë sport kam filluar të merrem që 15 vjet. Fillimisht kam luajtur futboll por talentin e vërtetë e gjeta në boks.

Syri.tv: Kush ishte traineri i parë, ai që të mësoi hapat e parë në boks?

Seid Xhemaili: Trajneri i parë ka qenë i ndjeri Richard Marti që më ka mësuar hapat e parë në boks dhe që m’ka bërë kampion 2 herë në Zvicer. Ai ka qenë trajneri që m’ka dhënë shumë sa i përketë shkollës së boksit dhe kam qen shum i lidhur me të.

Syri.tv: Qysh në fillim të karierës tënde u pa që je me të vërtet talent i madh sepse në konkurrencën e juniorëve ishe më i miri. Sa here u shpalle kampion për junior?

Seid Xhemaili: Unë kam qenë njëher kampion për kategornë për junior pas një sezonit i kam mbushur 18 vjet dhe kam kalu në amator që ka qenë e detyrushume.

Syri.tv: Sa fitore apo ndeshje i ke pasur deri më tani ? Po humbje ?

Seid Xhemaili: Si amator kam pas 60 meçe, 13 humbje dhe një meç barazë .

Syri.tv: Ke shënuar tri fitore, tri me ndërprerje në boksin profesionist. A ke ndonjë strategji për vazhdimin e karierës tënde.

Seid Xhemaili: Në profi ushtrimet jan krejtsisht ndryshe. Jam i përqëndruar më shumë në zhvillimin, ushtrimet fizike. Me punën që e bëjmë me trajnerin Ramadan Millaku mendoj se gjithëçka është duke shkuar mirë.

Syri.tv: Cili boksir është model Seidin?

Seid Xhemaili: Bokseri që e preforojë më së shumti është bokseri nga Rusia Roman Romanchuk. Ka qenë një bokser shumë i mirë, fitues olimpik dhe në profesionalizëm e preferoj Ukrainasin Usyk Oleksadr.

Syri.tv: Cilat janë synimet e Seid Xhemaili në vijim, ndonjë ndeshje tjetër?

Seid Xhemaili: Synimet janë të thjeshta. Çdo meç e marr hap pas hapi, mvaret krejt nga përkrahja. Kushtet financiare nuk jan të mjaftushme që të marrim hapa të mëdhej por me punë dhe talentin që e kam provoj të ngritem sa më naltë.

Syri.tv: Fitorja e parë a të ka dhënë motiv ?

Seid Xhemaili: Fitorja e parë ka qenë shumë motivuse sepse përgaditjet janë shumë të rënda dhe masi që e kryen meçin, fiton ate, d.m.th.të shpërblehet puna, kjo është një ndjenë e papërshkrushme .

Syri.tv: Çka mund të presim nga Seidi deri në fund të vitit 2020, edhe sa meçe dhe a do të sfidoni edhe dikë, ndonjë titull tjetër?

Seid Xhemaili: Pasi që kalova me bilanc të mir vitin 2019 më jep motivim edhe më shum. Për 2020 të shohim pas meqit me datën 19 shkurt si të kalon mirë meç,i pa lëndime, dotë zhvilloj 4 apo 5 meçe në vitë.

Syri.tv: Në cilën kategori bënë gara ti ?

Seid Xhemaili: Kategoria ime quhet Cruiserweigjt dhe eshtë deri në 90,7 kg .

Syri.tv: Na thuaj, sa duhet të stërvisë një kalibër i kikboksierit siç jeni ti për një kundërshtar ?

Seid Xhemaili: Përgaditjet janë të rënda dhe shkojnë deri 9 javë ku fillimisht vjen kondicioni, pastaj fizika dhe 2 javë të fundit Sparingu dhe duhet shumë të kujdesesh meqë boksi është sport shumë i rënd dhe mund të shkaktohen lëndime në përgaditje.

Syri.tv: Ke menduar ndonjëher të bësh njē ndeshje apo nje stërvitje në Lugin të Preshevës?

Seid Xhemaili: Gjithmonë e kam në kokë të boksoj në Luginë por momentalishtë jam i përqendruar të etablohem në Zvicër, Me kënaqësi dota bëja edhe ni meç të fortë në Bujanoc.

Syri.tv: Si të presin në Lugin të Preshevës ?

Seid Xhemaili: Në Lugin më presin me interes të madh, sidomos fshati Nasalc që është vendlindja ime, më presin pa durim kur kam meç.

Syri.tv: Cilat janë ëndrrat e tua apo planet në të ardhmen ?

Seid Xhemaili: Endrrat e mija janë të shumta. Dua ti arrij gradualishtë sa për fillim një titull Evropjan pastaj pse jo edhe titullin e botës.

Syri.tv: Dhe pēr fund cili është mesazhi yt për lexuesit tanë?

Sedi Xhemaili: Mesazhi im është që me punë arrihet shumë dhe po ta kishe një talent, pa marrë parasysh se çfarë, duhet të punosh ditë e natë për arritë qëllimin dhe mos me leju askend të pengoj për arritjet e tij.

Syri.tv: Të falemnderit shumë që gjetë kohë të jesh pjesë e portalit Syri.tv nga Zvicra ?

Seid Xhemaili: Falemderit edhe juve që i mbështesni sportistët apo artistet që janē në ngritje dhe ishte kënaqësi që të rrefej tek ju për të arriturat dhe karieren time sportive. Besoj se do të jem musafir tek emisioni juaj. Me kënaqësi do jem në televizioni e juaj.

Intervistoi: Arben Mehmeti.