NIS “KARVANI I SHKRIMTARËVE TË LUGINËS” PËR VITIN 2020.

0
185

Nga shkolla fillore “Prof. Ibrahim Kelmendi” në Preshevë, nis “Karvani i Shkrimtarëve i Luginës” për vitin kalendarik janar dhjetor 2020.
Në këtë shkollë poetët e Karvanit u mirëpritën nga drejtoresha e shkollës , zonja Fitore Sahiti, e cila iu dëshiroi mirëseardhje poetëve nga Shoqata “Feniks”.


Kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë), Bilall Maliqi, para nxënësve të ciklit të lartë shkollor, foli për rëndësinë e Karvanit, për rëndësinë e mbajtjes së orëve letrare nëpër shkolla të Luginës dhe më gjerë, duke specifikuar rezultatet e arritura të shoqatës në nxitjen e shkollarëve të merren aktivisht me shkrime.


Në këtë orë letrare morën pjesë dhe lexuan: Bilall Maliqi, Avni Shaqiri, Hyrije Jusufi, Shaban Emini, Herolinda Salihu…
Pati recitime dhe deklamime poezish edhe nga nxënësit e kësaj shkolle.

Ora letrare në sh.f.. “Selami Hallaçi” në Rahovicë…


Po në këtë ditë “Karvani i Shkrimtarëve i Luginës” vizitoi edhe shkollën fillore “Selami Hallaçi” në fshatin Rahovicë. Edhe në këtë shkollë poetët u pritën nga drejtori i shkollës z. Amir Sulejmani, i cili poetëve të pranishëm iu dëshiroi mirëseardhje në emër të shkollës dhe të personelit arsimor.
Edhe në këtë shkollë lexuan poetët: Bilall Maliqi, Hyrije Jusufi, Jalldeze Kasumi, Shaban Emini, Ramize Halimi. Poetët lexuan poezi kryesisht për fëmijë të ciklit të ulët shkollor.
Edhe nxënësit e kësaj shkolle lexuan punime të tyre dhe recituan poezi para poetëve të pranishëm.
Vlen të theksohet se diciplina e nxënësve dhe interesimi për ta dëgjuar fjalën e bukur poetike, në të dy shkollat ishte në nivel