PAS NJË NGATËRRESE ME BASHKËSHORTEN U HODH NGA BALLKONI

0
735

Pas lajmërimit të një rasti të dhunës në familje, një kosovar nga Lenzburgu, vendosi thikën në qafë dhe më pas u hodh nga ballkoni i banesës së tij.

Gruaja telefonoi numrin e urgjencës së policisë diku rrethë orës 4 pasdite, të hënën, 20 janar 2020 dhe njoftoi se burri i saj e kishte rrahur atë dhe njërin nga fëmijët. Policia shkoi në vendin e ngjarjes menjëherë, aty në një në ndërtesë në lagjen perëndimore të Lenzburgut. Me të hyrë mbrenda ata gjetën agresorin i cili ishte i qetë por mbante një thikë në dorë.

Megjithëse policia u përpoq ta qetësonte dhe të merrte nën kontroll situatën për një kohë të gjatë, ai shkoi në ballkon, me thikën akoma në dorë dhe u ul në gilinderat e ballkonit. Ndërsa oficerët e policisë po mundoheshin të bisedonin me të për minuta të tëra, ai papritmas u gjujt, ra në thellësi nga ballkoni.

Kështu duke rënë nga një lartësi prej gati tetë metrash, kosvari 38-vjeçarë pësoi lëndime të rënda. Një ambulancë e çoi në Spitalin Kantonal Aarau, ku duhet urgjentishtë të operohej. Asnjë informacion i mëtejshëm nuk është në dispozicion mbi gjendjen e tij shëndetësore aktuale. Gruaja dhe fëmijët mbetën të padëmtuar.

Sfondi dhe motivet e burrit janë ende të paqarta. Zyra e prokurorit publik në Lenzburg-Aarau ka hapur një hetim penal.

Kapo AG