(Video) Sporti Shqiptar në Zvicër (6) të ftuar drejtuesit e UKSHFZ-së

0
148

Kryetari dhe Nënkryetari i Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Feti Demoli dhe Rini Dauti, janë të ftuarit e radhës në emisionin e 6-të, Sporti Shqiptar në Zvicër në SYRI TV.
Demolli dhe Dauti folën për UKSHFZ-në, se si funksionon ky organizim tash e 6-të vite, për arritjet, projektet, sfidat dhe vështirësit e klubeve shqiptare të futbollit, për Kupën e Unionit, për Kupën e Diasporës, bashkëpunimin me klubet shqiptare.
Ata u përgjigjen në pyetjet e gazetarit, Kasam Selimi, se çfarë bashkëpunimi ka UKSHFZ-ja me FFK-në, FSHF-në, FFMV-në, me federatën shqiptare të futbollit në Gjermani, por edhe me Ministrinë e Diasporës së Kosovës.
Udhëheqësia e UKSHF-së gazetarit Kasam Selimi i ndau Mirënjohje për emisionin sporti shqiptar në Zvicër në TV Syri, për ndihmën dhe kontributin e vazhdueshëm në avancimin e sportit në Zvicër.
Për më tepër, ndiqeni emisionin Sporti Shqiptar në Zvicër, të hënën nga ora 21:00, në Syri TV.
Të gjitha emisionet mund ti gjeni në kanalin zyrtar të TV Syri në Youtube dhe në dritaren informative www.radiovala.com
Grenchen SO, me 18 Janar 2020
Kasam Selimi
Autor dhe Udhëheqës i emisionit