Kushtrim Dobra sjell videoklipin e ri me titullin „NDENJA“

0
434

Këngëtari shume popullariuar nga Kosova Kushtrim Dobra sjell videoklipin e tij më të ri „NDENJA“

Këngëtari Pejan Kushtrim Dobra i cili jeton dhe vepron në Zvicër, sjell në treg videoklipin e tij më i ri me titull „NDENJA“ . Dobra për portalin tonë ka bërë të ditur se tekstin e kësaj kënge e ka bërë vet ndërsa muzikën DJ Nardi. Videoklipi është realizuar në Zvicër dhe pritet të lancohet këto ditë në tregun muzikor. Ai po ashtu ka theksur se së shpejti do ta sjell edhe videoklipin e dytë para publikut të vetë . Të kujtojmë se Kushtrim Dobra ka thyer rekorde të shikuesmërisë me këngën e tij “ Të Dua „, një këngë e kërkuar dhe e kënduar në dy gjuhë, shqipë dhe ate frenge e të cilën e ka sjellë në bashkëpunim me këngëtarin JOBSAB . Kushtrim Dobrës i urojmë po ashtu që edhe kënga „NDENJA “ të pëlqehet nga fansat e tij dhe nga publiku i gjër . Më në fund ju sjellmi një sekuencë të shkurtë nga videoklipi „NDENJA „.
Suksese Kushtrim Dobra.

Autor: ARBEN BINA MEHMETI