Në ditën e kalimit në përjetësi, kujtojmë kryetrimin tonë me bustet e tij në katundet arbëreshe (Foto)

0
153

 

Rexhep Rifati – Teksti dhe fotot

Sot në 552 e vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, apo siç thuhet në Kalabri: Atit të Arbërisë, po postoj disa nga bustet që shkrepa në katundet arbëreshe në provincat e ndryshme të Italisë së Jugut. Thuaja se është e pamundur që të vizitosh një fshat arbëresh e që sheshi apo njëra nga rrugët kryesore të mos e ketë emrin e Skënderbeut , që me shumë dashuri është skalit në kujtimet e çdo arbëreshi, brez pas brezi deri në ditët e sotme.
Ndërkaq në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni, mund të gjesh ndonjë shtatore në sheshet e kryeqyteteve apo në oborret e shkollave që mbajnë emrin e kryeheroit tonë e jo edhe në sheshet e fshatrave si ndodh në Kalabri, Sicili dhe provincat tjera ku jetojnë arbëreshët.
Ndaj edhe me këtë rast disa nga bustet janë realizua në katundet arbëreshe, ndërto edhe një mural në fshatin atraktiv Çifti në Kalabri.