Flitët dhe përflitët

0
78
Loading...

Ska kush me i ra në fije
Se qka po ndodh sot
Para syve me ty qesh
Pas shpinës ta ban një grop

Sa shum kan ndryshuar
Po mbetëm pa asnjë shpres
Ska mbet me pas besim
I humbi rrënjët ajo besë

Hija e njerzve duket e njejt
Mendja shum ju ka ndryshu
Ska vlerë asnjë bised
Me ty flet duke mos vlerësu

Eh moj kohë e pa kthim
A thua vallë sësht dhimbje
Humbin të mirat nga qdo anë
E mbyll rrugën pa asnjë fije

Kthehu prapa e mendo pak
Mos e lëndo ti asnjë zemër
Mendo mirë për ardhmërin
Duke e falenderuar ti vet jetën.

Sefer Malësori.

Loading...