Arbëreshit Mario Calivà, titulli “ POLEART PEGASI ALBANIA, 2019”

0
244

Akademia Alternative Pegasiane Albania, që drejtohet nga shkrimtari Kristaq F. Shabani, titullin e lartë ” POLEART “PEGASI” INTERNACIONAL ALBANA” për  vitin e kaluar ia ndau shkrimtarit, poeti, dramaturg dhe drejtuesit të Teatrit Arbëresh,  Mario Calivà Jaren Martide, një figure shumëdimensionale nga Hora e Arbëreshëve  (Piana degli Albanesi) i diplomuar në Dramaturgji dhe Skenar në Akademinë Kombëtare prestigjioze të Artit Dramatik “Silvio d’Amico” në Romë

Nga Rexhep Rifati

Prej viti në vit, Akademia Alternative Pegasiane Albania, që drejtohet nga shkrimtari Kristaq F. Shabani, bën një punë të vyer duke shpall tituj të ndryshëm për arritje individuale në fusha të ndryshme të artit e kulturës, madje jo vetëm në Shqipëri por edhe në të gjitha trojet etnike dhe jashtë saj, si kësaj radhe kur me një titull të lartë nominon një personalitet të shquar arbëresh. Atë që nuk e bëjnë Lidhjet e shkrimtarëve në Shqipëri e Kosovë, e bën “PEGASI” Albania, për çka meriton një vlerësim të veçantë.

Disa rreshta për poetin, regjisorin e aktorin e brezit të ri, Mario Calivà

Me këtë rast po shkoqisim disa rreshta për poetin e shkrimtarin por edhe regjisorin e aktorin e brezit të ri, Mario Calivà i doktoruar në ekonomi dhe financë dhe në disiplinat e teatrit, i cili në vitin 2018 u diplomua edhe në Dramaturgji dhe Skenar në Akademinë Kombëtare prestigjioze të Artit Dramatik “Silvio d’Amico” në Romë. Ai gjithashtu merret me fotografi dhe që nga 2012, si dhe ka inskenuar shfaqjet e tij në gjuhën  arbëreshe . Në vitin 2019 një nga monologët e  tij në gjuhën arbëreshe është përkthyer në frëngjisht në Paris .

 

Libri më i ri i Marios, brenda janarit sheh dritën e botimit

 

Nga kontakti i sotëm me Marion, mësova edhe këtë nga ana e tij, tekstualisht: “Kam debutuar gjithashtu si një autor Sicilian, kur në 14 dhjetor u vu në skenë monologu im nga Sicilian “Na Margerita mmenzu li ginestri” (Një daisy në mes të fshesave). I njëjti tekst kishte debutuar tashmë në Paris në versionin e tij francez “Une marguerite au milieu des genêts”. për më tepër, në mes të janarit del libri im “Ligjet raciale dhe tetori 1943”, i cili merret me ngjarjet që preken hebrenjtë romakë gjatë okupimit nazist”.

Do theksuar se këtë figurë të re të artit dhe kulturës arbëreshe kam pas rastin ta njoh nga afër dhe të përcjelli punën e madhe të tij që bënë në vendlindjen e tij, jo vetëm për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës së të parëve por edhe themelimit dhe përtëritjes së skenës teatrore.

Roli i prindërve arbëresh për ruajtjen e gjuhës

Në një intervistë të tij, Mario kur flet për dimensionet e artit dhe kulturës, jo vetëm në nivel nacional thekson se:  “Meqenëse arti ka tendencë për pafundësi, ne artistët përpiqemi t’i përmbahemi asaj që arti ynë të mbahet mend, por mbi të gjitha, të përfaqësojë një vektor të komunikimit që shkon përtej kohës dhe hapësirës dhe për këtë arsye na bën ne, dhe komunitetin ( gati) të përjetshme. Por çdo identitet duhet të jetë, në funksion të hapjes dhe mirëseardhjes ndaj tjetrit. Një rol të rëndësishëm luajnë edhe prindërit  arbëreshë të  cilët duhet të flasin gjuhën tonë për fëmijët e tyre, në mënyrë që të lejojnë vazhdimësinë “, potencon Mario Calivà në një intervistë të tij.

Në këto ditë, në Seminarin e Teatrit në Hora të Arbëreshëve ( Piana degli Albanesi, është shfaqur shfaqja  Kënga e Krishtlindjes,  një zhvendosje teatrale e vet Calivàs nga tregimi i shkurtër “Karolina e Krishtëlindjes” nga Charles Dickens. Edhe para kësaj shfaqjeje Mario vuri në skenë edhe pjesë të tjera duke tërheq me të madhe interesimin e publikut jo vetëm atij vendas, por edhe më gjerë.

Emër i shquar edhe në publicistikë e fotografi

Do theksuar se, Mario Caliva është emri artistik i Jaren Martides, që sa po ka shkel të 35-tatë, por që shquhet në shumë fusha arti, filluar drama, proza, poezia, fotografia, por edhe publicistika e gazetaria. Por ajo çka është më e rëndësishme për këtë personalitet është njohja e shkëlqyeshme nga ana e tij e gjuhës letrare shqipe, por edhe të sotmes arbëreshe, duke u bërë kështu një nga urat më komunikuese e ndërlidhëse mes arbëreshëve të Sicilisë dhe shqiptarëve në trojet etnike, madje edhe përmes vizitave të disahershme në trojet shqiptare.

Mario ngjalli dhe ngriti teatrin arbëresh

Ajo çka e bënë të njohur Marion, nuk është vetëm shkollimi e diplomimi në dramaturgji  në Accademia Nazionale d’Arte Drammatica “Silvio D’Amico”, por mbi të gjitha puna e tij praktike në vënien e pjesëve të njëpasnjëshme në skenën teatrore edhe atë pikërisht në vendlindjen e tij në Hora të Arbëreshëve, ku edhe gëzon dashuri e prestigj të madh në mesin e vendaseve të tij, si edhe në meset tjera të trojeve shqiptare apo edhe në mërgatë ku u prezantua së voni me monodramën e tij «Nostalgjia» një mono dramë që ngërthen në veti mallin e pashuar arbëror për tokën stërgjyshore, e që së voni u shfaqë edhe para mërgimtarëve tanë në Gjenevë. Do theksua se në përmbyllje të kësaj drame të Mario Calives, artistja jonë e mirënjohur, Ermira Lefort, që e shoqëroi me piano autorin dhe aktorin e shfaqjes, pat vlerësuar se kjo ishte:  Një Monodramë kronologjike në fakte historike, ndërthurur me emocione letrare, shumë bukur e shkruar dhe përcjellë për publikun nga vet Mario Calivà Jaren Martide.

Dy shfaqje të njëpasnjëshme të “Mjekrës magjike”

Krahas kësaj monodrame, Mario vuri në skenë edhe atë përmes dy shfaqjeve të njëpsnjëshme për shkak të interesimit të madh të publikut vendas në Hora”, komedinë “Mjekra magjike”, në regji të tij ku angazhoi aktorë amatorë vendas, por që shkëlqyen në skenë, sa një pjesë të saj e dhanë edhe kanalet televizive italiane, ndërsa më vonë edhe vetë skenaristi e dramaturgu Mario do të shkruajë:  “Miq të dashur, me gëzim të madh ju informoj se shfaqja jonë ka marrë mbështetjen e Akademisë Kombëtare të artit dramatik “Silvio d ‘ amico” i Romës, institucioni më i rëndësishëm teatral në Itali dhe një nga më të prestigjiozët në vend”. Mario me punën e tij, ka bërë emër jo vetëm në mesin e komunitetit arbëresh, por edhe te vet autoritetet e bashkisë ku jeton.

Përmbyllja e vitit me shfaqjen “Kënga e Krishtlindjes”

Por Mario nuk u ndal me kaq aktualisht është duke punuar që në skenë në kuadër të festës së Kërshëndellave të vejë shfaqjen: “Kënga e Krishtlindjes” nga Chals Dickens, ku ka angazhua një numër aktorësh të ri , ndërsa që shfaqja do të jepet më 20 dhe 21 dhjetor  Hora e Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi). Edhe në momentin kur i bëra një telefonatë, mësova se ishte në vlugun e përgatitjeve për këtë shfaqje të përgatitur nga Farka Teatrale Arbëreshe “Gajdhurët” , Teatri i Komunitetit, që ka themeluar Mario.

Hora e Arbëreshëve, oazë e pashtershme gjuhe, tradite e simbolesh kombëtare

Për tu njohur me arbëreshët e Sicilisë, aty isha nga 23- 28 Mars 2017. Cak ishte vet Hora e Arbëreshëvet ( Piana degli Albanesi në italisht), një qyteze në Krahinën e Palermos me mbi 6.500 banorë, që njihet si kryeqytet i arbëreshëve. Është një nga bashkësitë më të madha të komuniteteve historike shqiptare të Italisë, apo edhe qendra më e rëndësishme dhe më e populluar e arbëreshëve të Sicilisë.

Bashkia e Horës përdor dokumente zyrtare dygjuhësore: shqip dhe italisht, në bazë të ligjit për mbrojtjen e pakicave etnike dhe gjuhësore në Itali. Gjatë pranimit tek kryetari i Bashkisë, Doktor Vitos Skalia, rastisi që me disa nëpunës të komunikoj mjaft mirë shqip.

Po këtë ditë, më 24 Prill 2017, në godinën e Bashkisë së Horës së Arbëreshëve, nxënësit e shkollës “Skanderbeg”, shfaqën një program festiv për nderë të kombëtares shqiptare që në mbrëmje përballej me kombëtaren italiane. Ishe ky një program shumë mbresëlënës që u duartrokit gjatë nga pjesëmarrësit e shumtë, në mesin e të cilëve edhe mërgimtarë nga shumë shtete të Evropës. Përndryshe, nxënësit në Hora në program dy orë mësim në javë në gjuhën shqipe, në kuadër të mësimit të rregullte në gjuhën italiane.

Gjurma më e dukshme identitetit të fortë etnik është gjuha arbërore, e folur nga të gjithë banorët. Këtë të folme e dëgjuam tek banorët e moshave të ndryshme gjatë gjithë vizitës. Por edhe të shënuar në emra rrugësh, dyqanesh e sheshesh. Arbërishtja edhe më tej jeton si gjuhë amtare dhe paraqet mjet kryesor komunikimi. Me një fjalë: qytetarët janë dygjuhësh, përdorin shqipen dhe italishten. Megjithatë, gjuha (gluha në arbërisht) e vendit është gjithmonë në rrezik, sidomos  për fëmijët, që gjuhën amtare në shkollë e kanë prioritet të dytë.

“Arbëresh këngë thoni, Gluhën e lartë të mos e harroni!”…

Puna më e madhe, në të kaluarën e edhe sot për ruajtjen e gjuhës dhe të identitetit arbëresh i përket kishës arbërore (riti bizantin-ortodoks), pasi priftërinjtë gjithmonë, që nga mërgata e parë, kanë kultivuar, shkruar dhe studiuar gjuhën arbëreshe/shqipe. Këtë e vërejtëm edhe gjatë vizitë kur në Katedralen e “Shën Mitrit Dëshmor i Madh“, ligjërohej shqip. Kisha, që është ndër më të mëdhatë në Hora,  është e ngritur më 1590 dhe stoliset me një abazhur me shqiponjës dykrenare. Sa për ilustrim, dy rreshta për rëndësinë e gjuhës tek arbëreshët: “Arbëresh këngë thoni, Gluhën e lartë të mos e harroni!”…

Flamuri kombëtar valëvitë në objekte private e publike

Përndryshe, sa i përket simboleve, flamuri kombëtar valëvitë në shumë objekte private e publike, përfshirë edhe godinën e Bashkisë së Horës. Si zakonisht në fshatrat arbëreshe, busti i Skënderbeut, bashkë me shtatoren e Nënës Terezë, janë ndër pikat më të frekuentuara të vizitorëve.

Hora e Arbëreshëve qyteza që rekrutoi figura të shquara arti e kulture

Arritjet e Mario Calives në moshë kaq të re, kanë një bazament që daton dhe figuron nga emra të njohur të artit e kulturës që dha Hora ndër dekada e shekuj, ja disa nga to:

Lekë Matrënga (1567 – 1619), shkrimtar dhe prift ortodoks, shkrimtari i parë i arbëreshëve, i cili ka filluar letërsinë shqiptaro-toske.
At Gjergji Guxeta (1682 – 1756), Shërbëtori i Perëndisë, Apostull i Arbëreshëve të Sicilisë, njeri i madh, i cili mbrojti ritin ortodoks: ai themeloi “Seminarin Shqiptar” të Palermos, “Kongregacionën të priftërinjve arbëreshë i ritit ortodoks” dhe promotor i themelimit të “Kolegjit për vajzat arbëreshe”.
Gjergj Nikollë Brankati (1675 – 1741), prift ortodoks dhe shkrimtar.
Imzot Zef Skiro (1690 – 1769), kryepeshkopi ortodoks i Dioqezës së Durrësit dhe misionar në Himarë.
Frangjisk Parrino (1754 – 1831), prift i ritit ortodoks, shkrimtar dhe poet.
Luc Dolce Gliqini (1765 – 1850), poet popullor.
Kostantin Kostantini (1782 – 1837), poet dhe jurist.
Frangjisk Salluti (1809 – 1892), politikan, ai ishte themelues i “Konviktit Arbëreshë” në Palermo për nxënësit shqiptarë të Sicilisë.
Zef Muzàka (1837 – 1910), prift i ritit bizantin, shkrimtar dhe publicist.
Dhimitër Kamarda (1821 – 1882), prift, studiues shqiptar i ciklit të lartë, historian, filolog dhe filozof, i cili shkroi monumentet e para sistematike shkencore të kulturës shqiptare.
Françesko Muzaka (1852 – 1931), politikan, themelues i “Lidhjes Kombëtare Shqiptare” (1902), më vonë “Lidhja Italo-Shqiptare” së Palermos.
Shaveri Masi (1855 – 1910), politikan.
Nikola Barbato (1856 – 1923), mjek dhe politikan, në mesin e themeluesve të Dhomatet e gjindevet çë shërbejën (Lëvizjes së Punëtorëve) të Sicilisë, figura më e madhe i socializmit në Itali në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë.
Zef Skiroi (1865 – 1925), poet, historian, gjuhëtar, publicist dhe patriot shqiptar, me i madhi përfaqësues i traditës letrare dhe kulturore Arbëreshe të Sicilisë.
Imzot Pal Skiro (1866 – 1941), Peshkop i ritit ortodoks i shqiptarëve në Sicili, publicist, shkrimtar dhe përkthyes, i njohur për zbulimin e Mesharit i Gjon Buzukut.
At Nilo Borxhia (1870 – 1942), murg bizantin, bibliofil, shkrimtar dhe teolog në Manastirin i Grotaferratës.
Zef Kamalò (1871 – 1946), jurist dhe drejtor socialist.
Tani Petrota (1882 – 1952), prift bizantin, albanolog, filolog, ekspert në letërsinë greke dhe shqipe, i pari profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Palermos.
Sepa Peta (1882 – 1959), prift i ritit bizantin, mjek i terapisë dhe mësues i madh i traditave, i besës dhe i gjuhës së parardhësve të tyj.
Rozolino Petrota (1894 – 1969), politikan, gazetar, është duke luftuar për pavarësinë e Shqipërisë dhe përmirësimi i kushteve të arbëreshëve të Sicilisë.
At Zef Valentini (1900 – 1979), teolog, albanolog, bizantolog, historian, profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Palermos.
At Marku Peta (1921 – 2007), murg bizantin, mësuesi dhe dijetar. Arkimandrit i Manastirit të Grotaferratës (1994-2000) ishte një dijetar i rëndësishëm i pakicës murgërore italo-shqiptare bizantine.
Steu Pleshia (1921 – 2013), prift i ritit grek-bizantin, shkrimtar, teolog dhe dijetar i kulturës shqiptare.
Paolo Peta (1942 – 1999), ndër studiuesit arbëresh më interesantë të historisë së Shqipërisë të këtyre dekadave të fundit.
Zef Skiro Di Maxho (1944), poet, gazetar, publicist dhe dramaturg, përfaqësuesi më i shquar bashkëkohor i letërsisë arbëreshe-shqiptare.