Ronaldos i vije inati që humbi finalen, bën gjestin e turpshëm ( Video)

0
273

Tashmë është e ditur se Cristiano Ronaldo nuk i pëlqen asnjëherë të humbë.

Ylli portugez dështoi ta fitonte Superkupën e Italisë, pasi u mposhtën në finale nga Lazio.

Juventusi e humbi 3-1 në finalen që u zhvillua në Arabinë Saudite, derisa 34-vjeçari ishte tejet i acaruar.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë ishte futur në rresht që ta pranonte medaljen e argjendtë, por që e hoqi menjëherë nga qafa.

Për më shumë, portugezi refuzoi që t’u jepte të gjithë organizatorëve dorën, duke u largua i nervozuar. /Telegrafi/