“Jam e jotja”, Genta Ismajli shpreh publikisht dashurinë për partnerin e sajë

0
383

Disa ditë më parë, këngëtarja Genta Ismajli mori propozimin më fantastik për martesë nga partneri i saj turk, Hysen Usta.
Biznesmeni kishte shkruar në urën ikonike të Bosforit fjalë dashurie dhe më pas i ka propozuar në një jaht luksoz, siç duket nga fotot që qarkulluan në rrjet.
Tashmë, këngëtarja dhe partneri i saj nuk ngurrojnë të dalin hapur në publik dhe ta shprehin hapur dashurinë e tyre.
Hysen i bën vazhdimisht Gentës dhurata romantike dhe kjo e fundit s’ngurron t’i ndajë në rrjete sociale.
Së fundmi, Genta na ka treguar buqetën e bukur të trëndafilave të kuq, ndërsa krahas fotos bën dedikimin romantik:
“Unë jam e jotja dhe ti je i imi”- janë fjalët e saj në postim, duke treguar se është kokë e këmbë e dashuruar.