Mërgimtarët ndihmojnë nga të gjitha anët Shqipërinë

0
355
Loading...

Termeti në Shqipëri ka prekur thellë zemrat mërgimtarëve kudo që janë.

Në profile të ndryshme qoftë  në FB, Instagram e shume të tjera emra të ndryshem të bashkëatedhetarëve tregojnë plagosjen e zemrave të tyre dhe publikisht lajmërohen për ti ndihmuar vëllezerit e motrat në Shqipëri.

Mërgimtarët e vuajtur për shtetin amë dhe për më të dashurit e tyre kërkojne format e ndryshme të tyre të ndihmojnë në ketë gjendje të vështirë ne vendet e goditura nga termeti.

Vërejtëm se shuma të mëdha parash janë të gatshëm të dhurohen nga individet  e shoqatat kulturore dhe humanitare e poashtu edhe Ambasadat tona në Zvicër e Europë tregojnë per ndihma direkte.

Artisti  Labinot Rexha puklikisht ne FB dhuron 25 mijë €, Veprimtari i njohur Ibish Neziri i gatshëm të hapë shtëpine, Florim Musa, Naim Shahiqi, Dedë Mus Martini, Avni Salihu nga Bujanovci,  …..  e gjithë mërgata tregon  zemërgjërsine e tyre.

Aq shumë individ dhe institucione jane të gatshme për ndihma dhe strehim për ata që janë në nevojë nga Shqipëria.

Shoqatat e ndryshme e dhe artistët të cilet kishin të planifikuar shënimin e festës për nder të ditës së flamuri kan anuluar për këto ditë koncertet.

Shqiptarët e specializuar për raste emergjente nisen edhe nga Zvicra për në Shqipëri

Ju lumtë të gjithëve!

Loading...