Shqipëria dhe mbarë bota shqiptare është sot në zi

0
50
Loading...

Shqipëria dhe mbarë bota shqiptare është sot në zi. Tërmeti i rënë mëngjesin e 26 nëntorit me epiqendër në zonën e Durrësit, ka shkaktuar të pakën 23 të vdekur dhe 600 të plagosur. Në institucionet shetërore flamujt kombëtarë janë ulur në gjysëm shtize. Një gjest të ngjashëm kanë ndërmarrë edhe shumë qytetarë në banesat e ndryshme. Autoritetet po punojnë intensivisht për të ndihmuar të dëmtuarit. Pritet që të nisin ndërkohë edhe ceremonitë mortore të viktimave. Në vend kanë mbërritur ndihma të ndryshme dhe mesazhe të shumta solidariteti nga vende të ndryshme.

Loading...