Joseph DioGuardi dhe Shirley Cloyes në Zvicër!

0
410

 

Lidhja qytetare Shqiptare – Zvicerane e themeluar kohë më parë, në shenjë nderimi të veprës së ish kongersistit Amerikan Joseph DioGuardit dhe bashkëshortës së tij Shyrli që kanë dhënë për sensibilizimin e çështjes shqiptare, kanë organizuar kremtimin e tridhjet vjetorit të themelimit të Ligës qytetare shqiptaro – amerikane, në Amirswill të Zvicrës.”

Politikani Shqiptaro-Amerikan po shënon 30-vjetorin e themelimit të organizatës së tij, e cila ka patur ndikim të fuqishëm në përhapjen e të vërtetës për shqiptarët dhe për Kosovën në SHBA.

Luan Sadiku ka thënë se përmes këtij evenimenti duam të falënderojmë ish kongresistin Joseph DioGuardit, dhe të kontribuojmë së bashku në përmirësimin e imazhit Shqiptar në Zvicër, ndërkohë ka falënderuar të gjithë për përkrahje dhe mbështetje të këtij evenimenti.

Vepra e ish kokgresistit amerikan nuk duhet harruar por duhet vazhduar edhe më fuqishëm që të arrijë e vërteta gjer ne realizimin e plotë të programit  të paraparë për kombin tonë.

Kjo ishte motoja e bashkëatdhetarëve në këte eveniment!

Lidhja qytetare pretendon ndryshimin e imazhit të shqiptarëve në Zvicër, përmes edukimit dhe bashëkpunimit me komitetet tjera që bashkë jetojnë në shtetin helvetik.

Bashkë me Diogardin në Zvicër ka ardhur edhe bashkëshortja dhe bashkëpunëtorja e tij Shirley Cloyes.

Gjatë prezantimit të aktiviteteve të AACL të zhvilluara përgjatë 30 vjetëve të ekzistimit, ata janë ndërprerë shumë herë nga ovacionet e të pranishmëve në përkrahje dhe në shenjë faleminderimi.

Dioguardi ish- kongresmen Amerikan ka folur për nevojën e një organizimi në Zvicër dhe në Evropë, të ngjashëm me atë të AACL në SHBA.

Ai gjatë fjalimit të tij disa herë ka theksuar mungesën e mbështetjes dhe madje refuzimin që i bëhet organizatës së tij nga institucionet në Kosovë dhe Shqipëri.

Në Zvicër këtë organizim e ka bartur një grup inicues i përbërë nga aktivistë dhe afaristë të të gjitha trojeve shqiptare me qëndrim në Zvicër.

A.M