NOSTALGJIKËT E FRYMËS JUGOSLLAVE ETIKETOJNË DIASPORËN SHQIPTARE!

0
170
Loading...

Kohët e fundit njëri pas tjetrit, ish nostalgjik të frymës jugosllave, me lehtësi të pashpjegueshme, në emër të fjalës së lirë, fyejnë e etiketojnë diasporën shqiptare e cila dha e po jep çdo gjë për Atdheun! Mendoj se forma e prezantimit nënçmues të diasporës, si njerëz që „shesin mend“ dhe fjalori etiketues për „radikalizem“ i ztr. Shkëlzen Maliqit- ish Këshillëtar i Kryeministrit Edi Rama, është tepër denigrues jo vetem për diasporën, por edhe për gjithë shoqërinë kosovare e gjithëshqiptare! Sa për informim të opinionit, të rinisë shqiptare në vend e diasporë, Shkelzen Maliqi është i biri i Mehmet Maliqit, njeriut që në kohën e regjimit serb, ka qenë Sekretar i Sekretariatit Krahinor të Punëve të Brendshme alias i UDB-së famkeqe! Mendoj se Shkëlzen Maliqit dhe disa shokëve të tij, ka filluar t’ju flet ndërdija e kohës së lidhjeve dhe shërbimeve të ndryshme sllavo-komuniste, në shërbim të të cilave gjatë kohë ishin!

Loading...