Hapet edhe pika shkollore në Effretikon!

0
44
Loading...

Të premten e kaluar, më 27 Shtator filloi mësimi edhe në shkollën në Effretikon të Kantonit të Cyrihut. Në këtë pikë shkollore punon mësuesja Albulena Jusufi.

Prandaj, ejani, në shkollën shqipe në “Eselriet” të Effretikonit sepse shkolla shqipe po ju pret.

Mësimi zhvillohet çdo të mërkure nga ora 13:30-15:15 dhe të premten 16:00-18:00.

Ju mirëpret mësuesja Albulena Jusufi së bashku me nxënësit Hana, Sara, Lina, Erina, Arioni, Anesini, Ariani, Ledri, Shenaj, Lumina, Lijana, Anila, Lorani, Jara, Blearti etj.

Pasi që misioni ynë është që të shkojmë aty ku gjenden nxënësit e shkollës shqipe, ju bëjmë thirrje të gjithë atyre prindërve të cilët dëshirojnë që t`ua ruajnë gjuhën amtare fëmijëve të tyre le të paraqiten në adresën (Vaxhid Sejdiu, e-mail: vaxhid_sejdiu@hotmail.com apo në tel. 076 321 26 94) sepse jemi në vazhdën e hapjes së disa pikave shkollore dhe qëllimi ynë është që t`i sistemojmë sa më parë të gjithë nxënësit, të cilët janë paraqitur kohëve të fundit në takimet me ta.
Suksese nxënës të shkollës shqipe!

Bild könnte enthalten: eine oder mehrere Personen, Personen, die stehen, Baum, Himmel, Pflanze und im Freien

Loading...