“Sot është dita më e trishtuar në jetën time.

0
177
Loading...

Fjalët e një mjeku janë bërë hit në rrjete sociale, pasi publikoi një foto duke qarë në dhomën e lindjeve.
“Sot është dita më e trishtuar në jetën time.

Si mjek, kam trajtuar shumë gra shtatzëna dhe sa herë jam në dhomën e lindjes, i lutem Zotit që t’i mbrojë dhe bekojë të gjitha nënat.

Dhimbja e një gruaje gjatë shtatzënisë është e pabesueshme dhe kjo nuk përfshin vetëm mbajtjen e fëmijës për nëntë muaj, por edhe lindjen.
Sot kemi qarë me hidhërim, pasi humbëm një grua.

Nuk duam të flasim për Zotin, por pse ia bëri këtë kësaj gruaje?

Ajo nuk mund të kishte fëmijë për 14 vjet dhe ne provuam të gjitha trajtimet, duke përfshirë injeksione dhe inseminim artificial.

Në fund, me dëshirën e Zotit, ajo do t’i thyente të gjitha ligjet e mjekësisë dhe shkencës, pavarësisht se kishte tumor në vezoret e saj.

Kur ishte shtatzënë, tumori filloi të shkrihej dhe gjithçka ishte mirë.

Kur erdhi koha për të lindur, burri nxitoi tek unë dhe qëndroi në dhomën e lindjes për shtatë orë, derisa vendosëm që të prisnim barkun e gruas.

Ajo e mbajti fëmijën e saj në krahë dhe buzëqeshi e pastaj vdiq. Nëna vdiq dhe fëmija jetoi.

Burri i saj u ligështua nga lajmi për vdekjen e saj.

Si u kthye kjo në një tragjedi?

Humbi një jetë gjatë ardhjes së një jete të re.

Ju lutem respektoni gratë sepse ato po vde.sin për t’ju sjellë një jetë të re që zgjatë për nëntë muaj dhe vuajnë dhimbjet e lindjes për orë të tëra dhe kalojnë netë të gjata pa gjumë në rritjen e fëmijëve tuaj, kjo është sakrifica më e madhe.

Dhe një tjetër këshillë për ju; nëse nuk flisni me nënën ose nuk e vizitoni për ndonjë arsye, ju lutem shkoni vizitoni ato dhe tregoni dashurinë tuaj për gratë dhe respektoni ato.

Loading...