Ndahet nga jeta ish-presidenti i Francës, Jacques Chirac, firmosi ngritjen e sheshit “Skënderbeg” në Paris

0
43
Loading...
Jacques Chirac, ish presidenti francez vitet e fundit të të cilit u shënjuan nga skandalet e korrupsionit, është ndarë nga jeta në moshën 86 vjeçare. Lajmi është konfirmuar nga familja e tij.
President i republikës franceze nga viti 1995 deri në 2007, më herët kryebashkiak i Parisit, kryeministër dhe President i Këshillit Evropian, Chirac ishte tërhequr prej disa vitesh nga politika dhe jeta publike.
Ai jetonte me të shoqen, Bernadett, në shtëpinë e tij në Paris. Në 2005, ai pësoi një iktus dhe para se të largohej nga Elizeu, ishte detyruar të shtrohej disa herë në spital. Në kohët e fundit ai ishte shfaqur pak në publik.
Jacque Chirac, shërbeu për dy mandate si president i Francës dhe ishte ai që e futi vendin në hapësirën e monedhës unike evropiane. Një nga reformat më të mëdha politike të tij, ishte reduktimi i mandatit presidencial nga shtatë, në pesë vite.
Përsa i takon politikës së jashtme, ai konsiderohej si epiqendra e kundërshtisë ndaj pushtimit të Irakut, udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në 2003. Refuzimi i tij për të mbështetur pushimin e Irakut, përkeqësoi marrëdhënien e tij të komplikuar me kryeministrin e atëhershëm britanik, Toni Blair.
Por, sidoqoftë, ishte Evropa që përcaktoi presidencën e tij. Ëndrra e Shirak për një Evropë të udhëhequr nga Franca dhe Gjermania, u zbeh ndërsa zgjerimi i BE solli në bllok anëtarë të rinj nga lindja, duke lëkundur balancën e vjetër të pushtetit.
Një nacionalist, sipas traditës gaullist-e, Jacque Chirac ishte një person me aftësi të mëdha politike, që i dha karizëm dhe sharm personal rolit të tij. Kritikët e tij, e quanin erëtregues, por pas një karriere që zgjati 40 vite, klima politike kish ndryshuar, dhe aftësitë e tij, dikur të jashtëzakonshme, ishin zbehur po ashtu. Sidoqoftë, Jacques Chirac ishte një i mbijetuar politik, e edhe pse koha e tij përfundoi në 2007, ai vazhdonte të krenohej se kishte një nga karrierat më të gjata politike në Evropë.
Në reagimin e tij kreu i shtetit theksoi se shqiptarët do të kujtojnë me nderim ish-presidentin për radhitjen e Francës përkrah vendeve që luftuan për t’i dhënë fund gjenocidit në Kosovë.
Kujtojmë se gjatë kohës që ai ishte kryebashkiak i Parisit, më 1978, Këshilli Bashkiak i kryeqytetit francez, miratoi emërtimin e sheshit “Place di Skanderbeg”, në ndër të shqiptarëve që jetonin në këtë vend si dhe të heroit tonë kombëtar.
Loading...