Ushtarët zviceranë këndojnë këngën “Xhamadani vija vija”, vjen përgjigja e armatës zvicerane

0
45
Loading...

“Dy zemra në një trup. Në Zvicër, ushtarët këndojnë himnin shqiptar..” («Deux coeurs dans leur poitrine. Des soldats chantent un hymne albanais à l’armée”) është ky titulli i medieve zvicerane që kanë shkruar sot rreth një video që është paraqitur në rrjetet sociale ku shihen ushtarë zviceranë duke kënduar himnin e Shqipërisë etnike “Xhamadani vija, vija”, për çka Berna zyrtare nuk e merr aq afër zemrës këtë, pse shqiptarët me origjinë shqiptare me uniformë zvicerane këndojnë shqip, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

Rekrutët zviceran janë filmuar duke kënduar bashkërisht, duke i thurur lavdata Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas gazetave zvicerane, këta të rinj me uniforma helvetike dhe flamur me kryq të bardhe mbi të kuqen kanë kënduar këngë patriotike të Shqipërisë Etnike siç është ajo e njohura “Xhamadani vija, vijaaa”, një himn jozyrtar që i këndohet vazhdimisht ne fesat apo ndeshje për bashkimin midis Shqipërisë dhe Kosovës, përcjell “Bota sot”.

Daniel Reist nga Ushtria zvicerane ne Bernë: Nuk na shqetësojnë këngët në gjuhën shqipe nga radhët e ushtarëve tane!

Gazetarët lidhur me ketë “incident” nga kureshtja kane kontaktuar zyrtarë të ministrisë së mbrojtjes dhe ushtrisë zvicerane. Thonë se kjo neve nuk na pengon.

“Jo, për kjo se është diçka problematike…” ka thëne shkurt zëdhënësi i ushtrisë zvicerane ne Bernë. Si duket, kjo përgjigje na zyrtaret e Armatës helvetike ka befasuar gazetaret, çka nuk kishin marr përgjigjen të cilën e kishin imagjinuar. Por, kjo përgjigje e Armatës zvicerane i mbyll gojën albanofobistëve.

I kontaktuar, zëdhënësi i ushtrisë Daniel Reist thotë se sjellja e ushtarëve nuk është problematike: “Në këtë kontekst informal, brenda një automjeti të mbyllur, neve nuk na pengon”, thotë ai.

Zvicra, nuk ndjek shembuj e keqe te Serbisë!

Historia me siguri do të kishte qenë ndryshe nëse kënga do të ishte kënduar në publik. Ushtarët atëherë do t’i nënshtroheshin sanksioneve, si në vitin 2015, kur rekrutët u fotografuan në një tren që mbante flamurin shqiptar.

“Sistemi i milicisë do të thotë që ushtria ka shumë binacione,” thotë Tibor Szvircsev Tresch, një profesor i sociologjisë ushtarake në Akademinë Ushtarake ETH të Cyrihut. “Është e qartë se ata sjellin edhe këtë bagazh kulturor. Në gjoksin e këtyre ushtarëve, ka dy rrahje zemre.”

Kurse një profesor tjetër zviceran thotë se “këto veprime janë të padëshirueshme, meqë popullsia pret që ushtria të jetë neutrale. Përveç kësaj, pakicat e tjera, serbët – mund të ndjehen të provokuar..” (?!)

Për fund, agjencia e lajmeve ka shtuar se, sipas kësaj del se për 300.000 mije shqiptaret për hatër të 30 mije serbëve në Zvicër duhet ta mbyllin gojën, sikur shqiptaret e Luginës se Preshevës siç ju mohohet e drejta për të kënduar këngë shqiptarëve sikur kjo “xhamadani vija vija” apo për të përdorur flamurin kuqezi edhe pse janë autokton.

Loading...