Në Universitetin e Cyrihut: një fillim i mbarë për qindra studentë shqiptarë

0
94
Loading...

Vetëm sonte mbi 120 studentë shqiptarë, ndër ta shumica femra ia mësynë vitit të ri akademik nga të cilët vetëm në vitin e parë rreth 60 studentë të ri,- të cilëve mirëseardhje iu dëshiroj Qëndrim Shtufi, kryetar i Shoqatës “Studenti” të Universitetit të Cyrihut.- Aktualisht në Universitet dhe shkollat e larta në shtetin helvetik ka mbi 2 mijë studentë shqiptarë

Teksti e fotot : Rexhep Rifati

Cyrih 19 Shtator 2019: Për rreth 20 vjet qysh se përcjelli fillimin e vitit akademik të studentëve shqiptarë, nuk kam pa më shumë studentë të ri se sa sonte, diku mbi 120 studentë në një mbrëmje mirëseardhjeje që zakonisht e organizojnë studentët e vjetër për studentët e ri.

Kjo traditë përsëritet tash e 19 vjet në këtë universitet, kur drejtuesit e shoqatës “Studenti” i njoftojnë kolegët e tyre punën e semestrave të parë, në këtë takim me emërtimin:  Old Meet Young, çka në një formë ka karakter njohjeje dhe mirëseardhjeje për studentët që shkelin për herë të parë amfiteatrot e këtij universiteti me renome, nga i cili kanë dalë deri më tash me qindra të diplomuar shqiptarë, për të qenë pjesë e rëndësishme e shoqërisë zvicerane dhe pjesë e institucioneve të këtij vendi.

Edhe në takimin e sotëm në emër të kryesisë së Shoqatës “Studenti” , 58 studentë të ri që i ishin përgjigj ftesës, i përshëndeti kryetari i shoqatës Qendrim Shtufi. Përndryshe numri i studentëve të ri kalon edhe sivjet qindra studentë shqiptarë, por mjaft nga ta nuk i ishin  përgjigj ftesës sepse ende nuk kanë njohuri për ekzistencën dhe aktivitetin e shumëllojshëm që zhvillon shoqata studenti. Shtupi i njoftoi studentët me kushtet e studimeve si dhe me ndihmën që u jepet studentëve të ri nga shoqata kur ata ballafaqohen me probleme të ndryshme siç është rasti me sistemimin apo banimin e tyre si dhe për aktivitet e lira, që nuk janë të pakta. Edhe kësaj radhe u tha se disa nga shtyllat e aktivitetit janë edhe format e bashkëpunimit midis shoqatave studentore shqiptare që përmes një Unioni zhvillojë organizime të ndryshme , ndër të cilat edhe ekskursione në trojet shqiptare përfshi edhe arbëreshët e Kalabrisë e Sicilisë.

Sa për njoftim nga dita më ditë nga shoqatat studentore shqiptare vijnë lajme shpresëdhënëse, jo vetëm për numrin e të regjistruarve por edhe të të diplomuarve, si dhe për aktivitetet e tyre të përbashkëta apo edhe organizimet e ndryshme, qoftë në kuadër të federatës studentore në Zvicër apo shoqatave veç e veç, siç janë ato në Gjenevë, Lozanë, Friburg , St. Gallen dhe Cyrih.

Tash më dihet se numri i studentëve shqiptarë në shtetin helvetik kalon në disa mijëra, por numri i atyre që veprojnë në shoqata shqiptare studentore është relativisht i vogël.

Loading...