Shoqata Kulturore “Salih Çekaj” Raportoi Për Gjashtëmujorin E Parë Dhe Përcaktoi Detyrat E Ardhshme

0
99
Loading...

Kryesia e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Salih Çekaj”, në Pfaffenhof të Gjermanisë, pasi përfundoj me sukses pjesën e parë të vitit, të premten që lamë pas, mbajti mbledhjen e saj të rregullt, ku u raportua për të arriturat në gjashtë mujorin e parë, si dhe u morën detyra për gjashtë mujorin e dytë të vitit. Mbledhjen e drejtoi, kryetari i ri, Gazmend Dashi.

Për pikën e parë të rëndit të ditës; Raportim për punën dhe suksesin e gjysmës së parë të vitit, si dhe ndarja e mjeteve dhe aktiviteti i Kryesisë gjatë pushimit verorë në atdhe, foli ish-kryetari i shoqatës, njëherësh, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega për Gjermani, z. Osman Ferizi.

Në aspektin humanitarë, z. Ferizi, njoftoi për ndarjen e mjeteve të grumbulluara prej 14930 euro; -13280 euro të grumbulluara në aksionin “Kosova për Sanxhakun”, u janë dorëzua drejtuesve të shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Ismet Azizit, kryetar dhe Ali Dacit, nënkryetar, – 750 euro janë dhënë, eprorit shqiptarë të karrierës, njëherësh ushtrues i Grupeve të Para Guerile të Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës, Kastriot Hoxhës, i cili gjendet për shërim në spitalin e Milanos, në Itali. – 500 euro, i janë dorëzua, ish- ushtarit të UÇK-s, në Betejën e Koshares, Fehmi Shahinit, në Gajre të Kaçanikut, – 300 euro janë dhënë për një paciente nga fshati Çollapek i Pejës dhe 100 euro, në “Hendikos”, të Vushtrrisë.

Ndërsa, në aspektin kulturor, z. Ferizi, njoftoj se janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve; Salih Çekaj, vëllezërit Gërvalla, Tahir Zema, Smajl Hajdari dhe Rrustem Bruçi. Nderime janë bërë edhe tek varri i Dr. Ibrahim Rugovës, si dhe është vizituar familja e Tij.

Loading...