Seferi Seferi sfidon Kevin Lerena – Premton fitore për kampion bote në Versionin “IBO”

0
232

           Të shtunen në Johannesburg të Afrikes Jugore Sefer Seferi për herë të parë do të sfidoj titullin e botes në versionin IBO, kunder bokserit më të mirë në kategorin cruiser Kevin Lerena.

Seferi Seferi njihet si një nga boksierët shqiptarë jo vetëm më të suksesshëm, por njëkohësisht edhe më guximtarët. Nëse shohim pak pas në historinë e këtij “luftëtari”, gjithmonë ka zgjedhur më të mirët në këtë fushë të sportit, për të provuar gjithçka.

Nuk mund të harrohet ajo përballje ndaj ish-kampionit të botës, Tyson Furyt, me këtë të fundit që ishte makthi i çdo rivali, apo ndaj emrave si Manuel Charr dhe Firat Arslan. Sefer Seferi është edhe vëllai i Nuri Seferit, një tjetër krenarie të pastër shqiptare, që kanë ngritur lart flamurin tonë në arenën e boksit.

Në datën 21 shtator në Johanesburg, Afrikën e Jugut, për titullin e botës IBO në Cruiserwight, do të ketë një përballje të Sefer Seferit ndaj kampionit aktual, Kevin Lerena. Madje edhe ky i fundit e ka bërë shqiponjën gjatë konferencës së sotme, si një dëshirë kjo e boksierit shqiptar.