Deputetja gjermane: Qëndrimi i Gjermanisë për korrigjimin e kufijve hipokrit dhe arrogant

0
68
Loading...

Qëndrimet e Gjermanisë se pavarësia e Kosovës është çështje e kryer si dhe kundërshtimi i ndryshimit të kufijve, janë hipokrite dhe arrogante ka deklaruar deputetja gjermane e të majtës,  Zaklin Nastic.

Këto mesazhe rreth “pavarësisë së kryer” janë hipokrite. Për 20 vjet, qeveritë gjermane  njëra pas tjetrës kanë punuar për të copëtuar Jugosllavinë përgjatë vijave etnike, përkundër rekomandimeve të BE-së dhe Kombeve të Bashkuara për të mos bërë një gjë të tillë”, ka thënë parlametarja gjermane për gazetën serbe  “Vecernje Nosvosti”.

“Dhe pas gati 30 vjetësh paqëndrueshmërie, serbët dhe qytetarët e Kosovës janë afër për t’u pajtuar se si të jetojnë pranë njëri-tjetrit, qeveria gjermane thotë se koha e rishikimit të hartave ka mbaruar. Ky qëndrim është arrogant dhe qesharak”, ka shtuar tutje ajo.

Kujtojmë se kohët e fundit u raportua se shteti gjerman synon dërgojë një emisar të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, çka u mohua nga ambasada gjermane në Prishtinë. /Reporteri.net

Loading...