Studimi: Konsumimi i çajit ndihmon në shëndetin e trurit tuaj

0
58
Loading...

Një studim i kohëve të fundit i udhëhequr nga studiues të Universitetit Kombëtar të Singaporit  zbuloi se konsumimi i rregullt i çajit ndikon që ju të keni shëndet më të mirë të trurit se ata që nuk e konsumojnë këtë pije.

“Rezultatet tona ofrojnë provën e parë të kontributit pozitiv të pirjes së çajit në strukturën e trurit, dhe sugjerojnë që pirja e çajit rregullisht ka një efekt mbrojtës për trurin tuaj’’ shpjegoi udhëheqësi i ekipit, Feng Lei i cili është nga Departamenti i Mjekësisë .

Studimet e kaluara kanë demonstruar se marrja e çajit është e dobishme për shëndetin e njeriut, dhe efektet pozitive përfshijnë përmirësimin e humorit dhe parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare.

Ekipi i hulumtimit studioi 36 të rritur të moshës 60 vjeç e lart, dhe mblodhi të dhëna për shëndetin, stilin e jetës dhe mirëqenien e tyre psikologjike. Pjesëmarrësit e moshuar gjithashtu iu nënshtruan testeve neuropsikologjike dhe imazhit të rezonancës magnetike.

Pas analizimit të rezultateve kognitive të pjesëmarrësve dhe imazheve, ekipi hulumtues zbuloi se individët që konsumonin ose çaj jeshil ose çaj të zi të paktën katër herë në javë për rreth 25 vjet kishin rajone të trurit që ishin të ndërlidhura në një mënyrë më efikase. /metro

Loading...