Kosova mund sërish Shqipërinë, një tjetër talent zgjedh “Dardanët”

0
184

Ecuria spektakolare e kombëtares së Kosovës ka zbehur ndeshëm dyshimet e talenteve shqiptarë që luajnë në Europë. Tani peshorja e zgjedhjes mes përfaqësueses kosovare dhe asaj kuqezi të Shqipërisë anon nga e para. Një konfirmim për këtë vjen nga Meritan Shabani. Futbollisti 20-vjeçar pritet të jetë prurja më e re në skuadrën e Bernard Challandes. Lajmi bëhet I ditur nga mediat kosovare.

Soccer Pl2 Wolverhampton Wanderers V Everton

Sipas tyre, mesfushori me tipare sulmuese ka pranuar ftesën për të luajtur me “Dardanët” dhe me shumë mundësi do të grumbullohet që në ndeshjet e tetorit në eliminatoret e Euro 2020. Me këtë zgjedhje, Shabani I shtohet listës së lojtarëve me origjinë kosovare që refuzojnë të luajnë me Shqipërinë. Kujtojmë, që për 20 vjeçarin e formuar te Bayern Munich ka pasur një interesim të vazhdueshëm nga emisarët e Federatës Shqiptare të Futbollit.

 Bayern Muenchen Ii V Spvgg Unterhaching 3. Liga

Meritan Shabani u transferua te Ëolves në merkaton e verës, ndërsa ende nuk ka bërë debutimin në Premier League. Ai është akuzuar me skuadrën e të rinjve të klubit anglez ndërsa konsiderohet si një talent i vërtetë për të ardhmen.