Magjia e trurit në çdo moshë! Mos hiqni dorë nga këto gjashtë ushqime

0
131
Loading...

Ushqimi ka një ndikim të fortë në tru, veçanërisht me kalimin e moshës.

Njerëzit mendojnë se truri është një sistem i ndarë nga pjesa tjetër e trupit, por studimet theksojnë se performanca e trurit është e varur ndjeshëm nga ushqimet.

Disa ushqime kanë aftësinë të përmirësojnë mprehtësinë e mendjes dhe parandalojnë sëmundje të ndryshme neurologjike.

Në këtë artikull, do të mësoni më shumë për 6 ushqimet më të mira për trurin në çdo moshë.

Rukola
Studimet konfirmojnë se njerëzit që hanë një ose dy racione me të gjelbra në ditë kanë aftësitë mendore të dikujt 11 vjet më të ri se ata që nuk konsumojnë barishte dhe perime të gjelbra.

Rukola është një nga barishtet më të mira për trurin.

Përbërësit e saj zgjerojnë enët e gjakut dhe përmirësojnë furnizimin e trurit me oksigjen.

Boronicat
Ky frut pylli është një nga ushqimet më të mira për trurin.

Konsumi i boronicave ul rrezikun e Alzheimerit me 53 përqind.

Sipas të dhënave, të gjitha frutat e pyllit janë të mira për shëndetin, por boronicat janë më të pasura me flavonoidë.

Flavonoidët janë antioksidantë që e mbrojnë trurin nga stresi oksidues.

Për më tepër ato forcojnë mjetet e komunikimit të qelizave të trurit.

E Verdha E Vezës
E verdha e vezës përmban vitamina të kompleksit B që përmirësojnë shëndetin e trurit.

Këto vitamina forcojnë kujtesën dhe ndihmojnë qelizat e trurit të komunikojnë në mënyrë më efikase.

Vaji i Ullirit
Shkencëtarët konfirmojnë se konsumi i vajit të ullirit ekstra të virgjër mbron aftësitë kujtuese të trurit.

Sipas informacioneve, të gjitha i atribuohet një antioksidanti të veçantë të quajtur Oleocanthal që gjendet tek vaji i ullirit.

Salmoni
Ky peshk është i pasur me acidet yndyrore omega-3 që janë thelbësore për shëndetin e trurit.

Këto acide yndyrore pakësojnë inflamacionin dhe stresin oksidues në tru.

Ato gjithashtu kufizojnë tkurrjen e trurit si pasojë e moshës.

Arrat
Arrat përmbajnë acid alfa linoleik, një acid yndyror me bazë bimore.

Ekspertët thonë se njerëzit që konsumojnë rregullisht arra janë më inteligjentë dhe më të mprehtë./agroweb

Loading...