Japoni, rritet numri i 100-vjeçarëve, në 2020 më shumë se 70 000

0
27
epa07426415 Kane Tanaka, 116-year-old Japanese woman, tastes strawberry cake in celebration, after she was honored as the world's oldest living person by Guinness World Records, at a nursing home in Fukuoka, southwestern Japan, 09 March 2019, issued 10 March 2019. EPA/JIJI PRESS JAPAN OUT EDITORIAL USE ONLY/ NO ARCHIVES
Loading...

JAPONI

Numri i 100-vjeçarëve në Japoni, rritet për të 49vit radhazi, duke kaluar për herë të parë pragun 70 000, prej të cilëve 88% janë femra.

Të dhënat vijnë nga ministria e shëndetit, që evidenton se 100 vjeçar, që prej 1963-kur nisën të mbahen statistikat-ishin vetëm 153, duke shkuar në kuotën 1000 në 1981 dhe 50 000 në 2012.

Statistikat parashikojnë që edhe 37 000 të tjerë janë gati për të shuar 100 qirinj në fund të vitit fiskal, në mars të 2020.
Femra më e vjetër në Japoni është Kane Tanaka, banore e Fukuoka, që me 116 vitet e saj mban rekordin Guinness, si njeriu më i vjetër në botë.

Burri me jetëgjatësi më të madhe, 112 vjeç është Chitestu Watanabe dhe jeton në prefekturën e Nigata, në veri-perëndim të Tokyo.
Në 2018 në Japoni jetëgjatësia për gratë dhe burrat ishte respektivisht 87.3 dhe 81,2.

Loading...