Shkaktoi aksident me dëme afër 1.5 milion euro, shqiptarin nga Presheva e pret dënim i rëndë në Çeki

0
176
Loading...

Një shqiptar nga Lugina e Preshevës rrezikon të dënohet deri në tetë vjet burg pasi akuzohet se shkaktoi një aksident në Republikën Çeke.

Shoferi i kamionit të një kompanie nga Presheva, i moshës 60-vjeçare, është arrestuar në këtë shtet dhe do të qëndrojë në burg në pritje të gjykimit, nën dyshimin për fajësinë e përplasjes së kamionit me një tren në një pikëkalim.

Si rezultat i kësaj përplasjeje, treni me 220 pasagjerë u hodh nga binarët, duke lënë tetë të plagosur dhe duke shkaktuar dëme materiale në vlerë prej rreth 1.4 milion euro njofton Presheva.al

Një gjykatë në Pragë vendosi të dielën që shoferi i kamionit, i cili u mbajt në paraburgim që prej të premtes pasi u trajtua në spital, të mbetet në burg.

Policia është duke e akuzuar atë për dëmtim të qëllimshëm të sigurisë dhe dëme që vijnë nga treni që u hodh jashtë një hekurudhe.

Loading...