Atletico Madridi dërgon dy zyrtarë në Turqi për vëzhgimin e Vedat Muriqit

0
71
Loading...

Atletico Madridi është klubi i fundit që ka shfaqur interesim për nënshkrimin me Vedat Muriqin.

Sulmuesi i Kosovës është në formë të lartë dhe ka arritur të gjej portën në dy ndeshjet skuadrës kombëtare në shtator – atë kundër Republikës Çeke javën e kaluar dhe Anglisë mbrëmjen e së martës,

25-vjeçari ka shënuar gjithashtu dy gola në Superligë të Turqisë brenda tri paraqitjeve te Fenerbahce pas transferimit këtë verë nga Rizespori.

Kjo nuk ka kaluar pa u vërejtur nga klubet si Tottenham Hotpsuri, Napoli e Fiorentina, por së fundmi edhe gjiganti madrilen ka shfaqur interesim për shërbimet e lojtarit nga Prizreni.

Siç thuhet në një raport nga Transfer Web, Atletico Madridi ka nisur dy zyrtarë për në Turqi në mënyrë për të vëzhguar futbollistin kosovar gjatë ndeshjes së ardhshme të Fenerbahces.

Skautët e gjigantit në La Liga do të jenë të pranishëm në stadiumin “Bahcesehir Okullari Arena” të hënën e javës së ardhshme ku Fenerbahce është mysafirë i Alanyasporit.

 

Loading...