BASHKËSIA ISLAME AL-SHEMS MERR PJESË NË AKTIVITETIN „JAVA E DIALOGUT NDËRFETAR“ QË U ZHVILLUA NË ALTSTÄTTEN NË DATAT 06 DHE 07 SHTATOR 2019

0
100
Loading...

Të premten, më 06.09.2019 në qytetin Altstätten – SG, Zvicër, filloi “JAVA E DIALOGUT NDËRFETAR“ apo siç quhet në gjermanisht „IDA Woche”.

Në këtë aktivitet që organizohet çdo dy vjet nga kantoni dhe komuna e qytetit, nxënësit e shkollave të Rheintalit patën rastin të njihen më për së afërmi me religjionet e ndryshme që veprojnë në këtë rajon të Zvicrës.

Pjesë e këtij evenimenti ishte edhe Bashkësia Islame “Al-Shems” në Rebstein. Imami i xhamisë, Enes ef. Koshi, para nxënësve të shkollave të ndryshme të Rheintalit, u paraqit me një prezentim të shkurtër të fesë Islame.

Ata organizoheshin grupe-grupe dhe dëgjonin me vëmendje sqarimet e imamit, ku në fund të vizitës kishin mundësi edhe të bënin pyetje për gjërat që ju interesonin në lidhje me Islamin dhe muslimanët.

Ditën e nesërme, më 07.09.2019 duke filluar nga ora 11:00 deri në 16:00, të gjitha komunitetet fetare pjesëmarrëse në këtë organizim, prezentuan para opinionit, religjionin, kulturën dhe traditën e atij komuniteti..

Në fund organizatorët e vlerësuan shumë lart këtë aktivitet dhe falënderuan të gjitha komunitetet fetare për pjesëmarrjen dhe angazhimin e tyre në dialogun ndërfetar.

 

Kryesia, shtator 2019

Loading...