UNË S’E VJEDH SHTETIN TIM, NUK E VJEDH KOSOVËN …

0
90
Loading...

UNË S’E VJEDH SHTETIN TIM, NUK E VJEDH KOSOVËN …

(Ngjarje e vërtetë)

… unë nuk di të shkruaj libra si ti e as nuk jam kryetar i shkrimtarëve të botēs, po unë nuk e vjedh shtetin tim, nuk e vjedh Kosovën!

Kështu iu kishte përgjigjur një gastronom shqiptarë nga Kosova, diku në gjermani, njëfar kryetarit të lidhjes se shkrimtarëve, tek po e shoqëronte ulur, në të njëjtën tavolinë dhe po pinin kafe e raki!

Kur ky far shkrimtari i kishte kërkuar, që ai pronari i biznesit hotelier, t’ia lëshonte një dēshmi-faturë, se gjoja e ka ndihmuar një aktivitet të shoqatës së këtij kryetharit! – Thjesht, bëje një flet’dëshmi-faturë, që mke ndihmuar aktivitetin kulturor, me 4000-5000 €uro! – Po unë s’ju kam ndihmuar, i thot ky hotelieri! Si të ta bëjë … – Po bëje o burrë se ty stë kushton gjë, e do më bëje një nderë të madh, plus ti në fundvit i dorëzon tek kasa e financave, i paguan mē pak tatim shtetit gjerman! – Po ti …, e ti çfar fiton ti nga kjo o kryetar? – Mua mi lëshon mjetet Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës, e kam mirë atje me dikë! Më duhet vetëm kjo dëshmia jote …

I habitur dhe gojëhapur kishte mbetur pronari i objektit hotelier! Pasi e solli kokën në shenjë përbuzje, për zot’riun shkrimtarë dhe drejtues i një shoqate bukur në zë! Dëgjo ti more zotni intelektual! Unē jam vetëm një kamarier, skam kryer shkollë mē shumë! Unë nuk di të shkruaj libra si ti, e as nuk jam kryetar i shkrimtarëve të botēs, por unë jetoj me djersën dhe mundinbtim, unë nuk e vjedh shtetin tim, as Gjermaninë e as Kosovën! Duke e lënë vetëm, të turpëruar tek tavolina ku po pinte fundin e gotës me raki.

Autor: Dan Kosumi

Loading...