Alarmi i mjekëve: “Puthja” shkatërron mëlçinë

0
88
Loading...

Quhet “Sëmundja e puthjes”, sepse kjo është mënyra e përcjelljes së mikrobit.

Mjekët infektologë, siç transmeton Shqip studimin, thonë se mononukleoza infektive apo sëmundja e puthjes është virale dhe haset shpesh te fëmijët dhe deri në moshat 25 vjeç, ku puthjet janë më të shpeshta dhe të shprehura.

Është sëmundje që paraqitet fillimisht me temperaturë 37 e gjysmë ose 38, sipas tyre dhe nuk i lë bajamet të qelbëzuara, por të mbuluara me një cipë të bardhë në gri, që është shenjë e infeksionit viral.

Sipas mjekëve, ajo nuk kalon me antibiotikë, të cilët mund ta përkeqësojnë gjendjen; brenda 4 apo 6 javësh situata normalizohet vetë, por duhet të bëjnë shumë kujdes personat që kanë probleme me mëlçinë, sepse shkakton hepatitin mononukleozik.

Loading...