Evenimenti sportiv i organizuar nga ,,Fondi Humanitar Preshevë, Bujanoc, Medvegjë..

0
145
Loading...

E dielë, 08. Shtator 2019 një mëngjes me shi, aspak ditë e përshtatshme për ndonjë aktivitet në natyrë por vendosëm gjithsesi të përgaditeshim për lojën miqsore në futboll në favor, në të mirë dhe mbështetje të projektit për ndërtimin e 100 shtëpive.

Evenimenti sportiv i organizuar nga Forumi Rinor dhe mbështetur nga Forumi i gruas Fondit dhe kryesia e Fondit, mblodhi në Buchs Sg mbi 100 Simpatizues dhe mbështetës të Fondit. Mbi 30 lojtar që formuan dy ekipe që njëra ajo nga regjioni i Zürich ut dhe tjetra nga Rheintal i i Sg djem e burra nga të gjitha trevat Shqiptare në mënyr aktive kontribuan dhe e gjithë kjo rezultoi me një shumë të konsiderueshme në fund të evenimentit, shuma totale prej 3,765 chf është meritë dhe kontribut i rinisë të shëndosh Shqiptare që me dëshirë e vullnet të pashoq i thanë po INICIATIVËS së Muhamet Ibrahimit dhe Faton Mehuka që me ndihmën e të sipër përmendurve u mundësua të rezultoj i suksesshëm.

Falënderojmë udhëqësinë e FC Buchs it që na dhanë koplet kompleksin sportiv Rheinau në dispozitë edhe atë gratis duke u njohtuar paraprakisht për qëllimin e lojës.

Falënderues pafundsisht edhe ekipit për rreth Grill it dhe pijeve Afrim Destani e Arsim Ramizit që u kujdesen për mirqenien e të pranishmëve Falënderojmë posaçrisht z. Ledejna e Faton Mehuka që u kujdesën përgjithçka dhe gjithëkënd. Krejt në fund Faliminderit Agon Latifit e Skender Destanit për pijet që sponzoruan, z. Hanëmshahe Destani për Bukën që dhuroi dhe të gjithë ata që në forma të ndryshme ndihmuan.

p.s moti i keq që ishte në momentet që duhej të fillonte loja shiu pushoi dhe fatmirsisht gjithçka përfundoi pa asnjë lëndim apo akcident serioz. Si duket qëllimet e mira shpërblehen edhe nga i madhi zot!

Loading...