Albanian Excellence, organizata joqeveritare dhe jo fitimprurëse organizoi një ekspozitë të fotografive të 100 grave të suksesshme shqipëtare anë e mbanë trojeve shqiptare si dhe jashtë në lokalet e shtëpisë së kulturës Abdulla Krashnica në Preshevë.
Këtë ekspozitë dhe gjithë organizimin e sajë e ndihmuan udhëheqja komunale dhe ajo e shtëpisë së kulturës.
Përveç të ftuarve të rastit të pranishëm ishin dhe shumë mysafirë, vizitorë të kësaj ekspozite, mes tjerëve dhe këngëtarja e njohur Shpresa Gashi.
Rrethë kësaj ekspozite dhe në përgjitësi rrethë organizatës Albanian Excellance foli kryetarja e sajë, zonja Flora Nikolla , gazetare , skenariste, producente dhe themeluese dhe drejtuese e Albanian Excellence.
Ajo falënderoi të pranishmit dhe të gjithë ata që e ndihmuan organizimin e kësaj ekspozite. Falënderoi dhe qeverinë komunale dhe shprehu kënaqësinë që mundi të organizojë këtë ekspozitë mu në Preshevën „tonë“, siç u shpreh ajo.
Në shenjë mirënjohje për angazhimin dhe kontributin në këtë manifestim por edhe më shumë, ajo në emër të Albanian Excellenc dhuroi mirënjohje disa aktivisteve dhe udhëheqjes komunale e asaj të shtëpisë së kulturës.
Shkëlqim të veçantë kësaj ekspozite dhe tërë organizimit të kësaj mbramjeje i dhanë prania e zonjës Alisa Katroshi, sopranoja e njohur shqiptare me banim ne Hungari e përcjellur me mjeshtri në violina nga dy vllezërit tani më shumë të njohur e popullarizuar në këto treva e më gjërë, vlezërit Gentian dhe Shkodran Aliu dhe nga studentja në piano, Arlinda, duke interpretuar pjesë nga këngët popullore të përpunuara „Moj e bukura“ e të
tjera.
I gjithë ky manifestim u përcjoll nga shumë të pranishëm, artdashës.
N.Abdiu