Pse ndryshojnë njerëzit? ( Psikologji )

0
60
Loading...

Burgu i Zimbardos

Në një mëngjes të vitit 1971 u arrestuan në Kaliforni dymbëdhjetë studentë nga policia lokale dhe u dërguan në një burg të improvizuar veshur me kominoshe deri në gjunjë. Ata morën pjesë vullnetarisht në një hulumtim psikologjik për burgun.

Një grup tjetër prej dymbëdhjetë studentëve të zgjedhur nga 75 vullnetarë, mori rolin e rojtarëve të burgut. Hulumtimi i njohur si Eksperimenti i Burgut të Standfordit, duhej të zgjaste dy javë, por u ndërpre pas gjashtë ditëve.

Psikologu përgjegjës Philip Zimbardo sipas deklaratës së tij, ndërpreu hulumtimin, sepse trajtimi i të burgosurve nga rojtarët, kishte rënë në një shkallë pornografike, keqpërdoruese dhe poshtëruese.

Por edhe bashkëshortja e tij e ardhshme Christina Maslach, një psikologe e re, kishte mbetur e tmerruar nga ajo që kishte parë aty. Disa të burgosur ishin shqetësuar në mënyrë të skajshme, plot një e treta e rojtarëve, ishte sjellë në mënyrë sadiste. Profili i pjesëmarrësve që ishte kryer më parë për këtë hulumtim dhe te të cilët u konstatua sjellja sadiste, nuk ngërthente asnjë tregues, se çfarë ata do t’ ishin në gjendje të bënin.

Të gjithë ishin klasifikuar si emocionalisht  stabil dhe respektues të ligjit. Sipas Zimbardo, hulumtimi tregoi, se si disa gjendje, rrethana dhe role sociale, u grabisin njerëzve individualitetin dhe i nxisin drejt veprimeve sadiste dhe të nënshtrimit.

Eksperimenti i Burgut të Standord u kthye përsëri në qendër të vëmendjes në vitin 2004 pasi u bënë të njohur abuzimet e rojtarëve amerikanë në Abu Charib në Irak. Te rasti i Ivan “Chip” Frederick, Zimbardo u mor si ekspert nga avokati i mbrojtjes para gjykatës ushtarake.

Ai tha se keqpërdorimet janë bërë kryesisht për shkak të rrethanave të burgut, për shkaqe politike dhe ato të sistemit. Në eksperimentin e burgut u dëshmua se uniforma kishte luajtur rol të madh te keqtrajtimi i të burgosurve nga rojtarët.

Nga gjermanishtja Lis Bukuroca

PS.: Jo vetëm uniforma, por kemi përjetuar dhe përjetojmë edhe sot, në mes shumë gjendjeve tjera, si pasuria, profesioni, por edhe pozita, pra roli i ri social, ndryshon njerëzit. Shumica e politikanëve shqiptarë janë atdhetarë, siç e pret populli prej tyre; të ndershëm dhe të këndshëm, siç e pret votuesi prej tyre; të drejtë dhe mëshirëplotë, siç e pret masa prej tyre; luftues të korrupsionit dhe krimit, siç mendon se pret populli prej tyre, por ky militantizëm, ky pasion, zgjat  vetëm derisa të gjenden në opozitë.

Me marrjen e pushtetin, nuk burgosin ata që kanë cilësuar vetë si kriminel, por vazhdojnë rrugën e atyre, të cilët i luftuan vetë. Madje, edhe nënshkruajnë atë që dje patën vlerësuar si vepër tradhtare! Në studimin e Zimbardos u dëshmua se studentët e virtytshëm dhe respektues të ligjit, u shndërruan në sadistë. 

Uniforma i kishte fajet. Ajo u krijonte ndjenjë të autoritetit. Megjithatë psikologu kishte pushtet për të ndërprerë eksperimentin, kurse te ne, nuk ka autoritet që mund të parandalojë apo ndërpresë eksperimentet e tyre, deri në pasurim të skajshëm, apo deri në vdekje! Këtë mundësi ka zakonisht votuesi. Demokracia i ka falur atij shansin për të dënuar rrënuesit e shtetit ligjor. Ai duhet të bëhet i vetëdijshëm për mundësinë e shpërblimit dhe dënimit që ka.

Nëse shikojmë politikanët tanë veç e veç, atëherë mund të thuhet se ata që patën mundësi, vodhën, apo punësuan të afërmit e vet, ata që premtojnë të kundërtën, eksperimenti i Zimardos dëshmon se pjesa dërmuese, do të abuzonte me rolin dhe mundësia të zgjidhet i miri, i cili mbetet me dinjitet, nuk është e madhe. Po Zgjidhja? Mosovotimi i të dyshuarit. Mjaftojnë dyshimet! Mosovotimi është arma më efektive që ka qytetari nëse dëshiron të ndërtojë shtet të së drejtës. Nëse populli i voton hajnat, atëherë do të jetë shërbëtorë i tyre, sepse ata do të pasurohen nga varfërimi i tij, sepse paratë nuk bien nga qielli, e as nuk i dhuron një popull tjetër, por ai vetë!

Loading...