Intervistë me gazetarin nga Presheva Arben Mehmeti i cili jeton dhe vepron në Zvicër

0
115
Loading...

Intervistë me gazetarin Arben Mehemti nga Presheva i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

Kush është Arben Mehmeti?
Arben Mehmeti: Unë jam Arben Mehmeti i lindur 01.08.1985 në fshatin Kurbali kumuna e Preshevës. Në vitin 1993 së bashku me familje u larguam nga fshati ikëm për në qytet d.m.th në Preshevë, që nga ky vit vajta mësimet në shkollën fillore “ 15 Nëntori” , deri në vitin 1999 -2000 ku u regjistrova në Gjymnazin Teknik “ Presheva “ në Preshevë , drejtimi “ Ingjinjer i Makinerisë “. Në vitin 2004-2005 u regjistrova në Universitetin e Akademisë e Arteve të Bukura në Kosovë dega Kominikim Masiv dhe Gazetari . Jam i martuar kam dy djem dhe një vajzë , kam 4 vëllezer dhe një motër. Jetojë në Zvicër ndërsa familja ime tjetër jetojnë në Preshevë.

Cilat jan hapat e para si gazetar , kur filluat të mirreni me gazetari?
Arben Mehmeti: Punën time si gazetar e kam filluar qysh në vitin 2005 kur kam filluar të studioj Komunikimin Masiv dhe Gazetarinë në Kosovë. Në atë kohë kam filluar të bëjë shkrime dhe hulumtime për portalet e para të cilat gjendeshin asokohe në Kosovën Lindore. Hapat e para të gazetarisë i kam filluar , në RTV Spektri Bujanoc me ndihmen e kolegëve të mi si Baki Rexhepi , Rijad Demiri , Feride Sahliu ,etj unë fillova të startojë me një program televiziv argëtues ishte “E shtuna me ju “ me transmentim njëherë në javë . Fal Zotit ka qenë një emision shumë I kërkuar po ashtu në këtë medium kam punuar si gazetar tereni . Po ashtu kam punuar në RTK dhe ku mbajta praktikën time të parë.

Përse e zgjodhet gazetarin dhe jo ndonjë profesion tjetër ?
Arben Mehmeti: Unë gjithmonë e kam parë gazetarinë si një mision dhe jo si një profesion për të siguruar të ardhura. Për këtë arsyeje kam menduar se përmes gazetarisë unë në të ardhmen mund të ndikoj jo vetëm në informimin e qytetarëve por edhe në vetëdijësimin e tyre për të mirën e përgjithshme kryesisht për lirinë e informimit dhe pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset vendimmarrëse të sistemeve demokratike.

Ju keni studiuar gazetarinë, sa ndryshon leksioni me praktikën ?
Arben Mehmeti: Natyrisht se gjatë studimeve kemi mësuar shumë mësim teorik por mësimi teorik me atë praktik kanë dallime të mëdha. Ndryshe është të mësosh mbi diçka pa e provuar vet sepse ne mund të flasim në aspektin teorik shumë se si zhvillohet një intervistë me një X person por në të vërtetë ka shumë barriera të cilat janë pengesë në realizimin e një interviste të mirëfilltë. Për mua mësimi teorik është vetëm një lloj parapërgatitje por ata që studiojnë gazetarinë duhet të ndjekin më shumë praktikën nëse dëshirojnë të jenë gazetar të një niveli më të lartë.

Sa është e vështirë të jesh gazetar sot ?
Arben Mehmeti: Të jesh gazetar ka përparësitë edhe mangësitë e veta. Fatkeqësisht gazetarët sot përballën me probleme të mëdha në vendet e ndryshme në veçanti në ato vende në tranzicion kur shpesh herë për veç kërcënimeve me të cilat ballafaqohen gazetarët ata ballafaqohen edhe me censurë brenda shtëpisë mediatike ku ata punojnë dhe kjo ndodh për shkak se shumë mediume janë të varura nga mjetet financiare të dhënë në formën e reklamave dhe publikimi i një informacioni mbi një organizatë apo një institucion të tillë do të dëmtonte sektorin e marketingut por njëkohësisht edhe ekzistencën mediumit.

Si gazetar çfar rubrike keni dëshirë të mbuloni ?
Arben Mehmeti: Me të dhënë të drejtën unë kam dëshirë të merrem me çfarëdo lloje të informacionit që është në interesin publik. Më pëlqen më shumë rubrikat Argtuese politike dhe Gazetaria Hulumtuse, si dhe opinionet nga ana gazetaresk – kritik .

Ju tashmë jetoni dhe veproni në Zvicër dhe së fundmi keni filluar të punoni në një televizion shqip në Diaspor “Syri Blue”, çfar mund të na thuani rreth kësaj ?
Arben Mehmeti: Çdo punë e re është provojë dhe sfidë e mirë e punës time në Televizionin Syri Blue është sepse ne po informojmë dhe po argëtojmë bashkëvendësit tanë të cilët gjendën në botën e jashtme, dhe për veç informacionit ne ju sjellim atyre një copëz vendlindje për të cilën ata janë të përmalluar. Rtv Syri Blue është një medium i parë shqiptarë në diasporë , ndihem shumë mirnjohës ndaj drejtorit të këtij mediumi Musli Sahiti dhe ndaj menaxherit tim Musa Sylejmani që më dhan mundësi që unë të jem pjesë e këtij mediumi . Unë kam një emision timin çdoher në javë , emision argtues “TAKIM ME BENIN “ që përfshihen të gjitha fushat , një emision që ka bërë bujë në vendet tona Luginë të Preshevës, Kosovë, Maqedoni, Malë të Zi ,Shqipëri dhe Diaspor në faktë kudo ku ka shqipëtarë . Fal Zotit familjes dhe shoqerisë time jam sot këtu ku jam .

Cili është opinioni juaj për median e shkruar dhe atë vizive, ku e shihni vetën tuaj ?
Arben Mehmeti: Të dyja llojet e publikimit të informacionit janë të rëndësishme për faktin se çdo individ që përbën publikun ka formën e tij të marrjes dhe dhënies së informacionit. Media vizive është e veçantë sepse për ta kuptuar atë nuk na nevojiten doemos sqarime të gjata

Cili është opinioni juaj për median e shkruar dhe atë vizive, ku e shihni vetën tuaj ?
Arben Mehmeti: Të dyja llojet e publikimit të informacionit janë të rëndësishme për faktin se çdo individ që përbën publikun ka formën e tij të marrjes dhe dhënies së informacionit. Media vizive është e veçantë sepse për ta kuptuar atë nuk na nevojiten doemos sqarime të gjata me shkronja dhe përparësi tjetër është se pamja mund të kuptohet edhe nga të gjithë ata që mund ta shohin atë pa marrë parasysh se çfarë gjuhe flet marrësi I informacionit.

Ju jetoni në perëndim cili është roli i një gazetari atje ?
Arben Mehmeti: Roli i gazetarit është i njëjtë në të gjitha vendet demokratike, gazetarët kanë për obligim të ofrojnë publikut informacione me paanshmëri.

Atëher pasi jeni nga lugina si e vleroni gazetarinë dhe mediet e këtij rajoni ?
Arben Mehmeti: Në Kosovën Lindore pas vitit 2001 janë krijuar mediume të shumta të cilat informojnë qytetarët megjithatë duhet të kemi kujdes që brezi i ri të jetë i përgatitur të ofrojë informacione së më të mira për publikun.

Cilët janë planet tuaja dhe çfar jeni duke bërë kohen e fundit ?
Në jetën time unë kam vërë shumë objektiva e ndër to është të mbes besnik punës së gazetarisë pa marrë parasysh se ku do të jetoj bashkë me mua do të jetoj edhe gazetaria . Tani jamë në një shkollë këtu në Zvicër ku jam tu bërë studimet në gjuhen Gjermane dhe jam duke e praktikuar një praktikë drejtimi si asistet i inspektorit kontrollues të Ushqimeve . Po ashtu jam duke u marru dhe nga pak me Aktrim , së shpejti do të vimi me një Serial të ri ?
Si është jeta e një gazetarit në Zvicër ?
Arben Mehmeti: Jeta e një gazetarit është e mir pak me stres, por prap e mir . Këtu në Zvicër jeta pak mëndryshe se tek ne , sepse këtu ka më shumë obligime dhe termina . Jetoje jetën sepse jeta është me supriza hahaha .

A është e vështirë të punoni në Zvicër se sa në vendëlidje ?
Ta them të drejtën pak po se je në një vend më ndryshe në një vend ku ndihet njeri më i ilir ku respektohet e drejta e lirsës së shprejës dhe të folurit .

Ju jeni moderator i emisionit Takim me Benin, një emision shumë i kërkuar , i cili zhvillohet në RTV Syri Blue në Zvicër . Sa e keni vështir si gazetar për ta drejtuar apo mbuluar një emision të tillë ?
Arben Mehmeti : Po është e vërtet që unë e drejtojë emisioni Takim me Benin i cili zhvillohet në hapsirat e RTV Syri Blue në Grenchen të Solothurnit , të jesh një moderator apo pjesë e stafit të një mediumit të till, për mua është nder dhe knaqësi të bashkëpunoj me dy njerzë të mdhej siq është Drejtori Musli Sahiti dhe menaxheri i këtij mediumit Musa Sylejmani . Sa për ketë vështirsis, besoj se nuk është vështir kur këta dy njerzë i ke me vete . Cdo gjë shkon me vend , gjithëshka është OK , Emisioni Takim me Benin pritët të kthehet në Shtatorë me një sken të rë me një projekt të ri . Supriz .

Cfar makinë vozitni ?
Arben Mehmeti : Voziti një makin Mërcëdes AMG .

Cilët janë 24 orët e fundit të një gazetarit në Zvicër ?
Arben Mehmeti: 24 orët e mia janë të ngarkume pak por të mira , punojë , rri me familje me bashkëshortën me fëmijët e mi , kominikojë me familjen time , lexojë etj .

Arben a ke ndonjë porosi për rininë shqiptare ?
Arben Mehmeti: Po kam një porosi për bashkëvendësit të tanë të cilët gjendën në Kosovë Lindore të ju përkushtohen sa më shumë edukimit dhe arsimit sepse vetëm përmes këtyre dy gjërave në mund të krijojmë një mirëqenie për qytetarët tanë.

Falëmnderit për kohën që ndat me ne …
Arben Mehmeti: Fliminderit dhe nga ana juaj ishte me të vertet një knaqesi e imja ku ndava së bashku një bisedë me ju , do të jem shumë mirënjohës ndaj juve dhe stafit të portalit tuajë . Në radhë të parë faliminderoj Zotin që më dha mundesinë për këtë sukse , po ashtu faliminderoj familjen time per kontributin tim dhe shoqeris time që pa këta nuk do isha sot ku jam . Faliminderit dhe njëher .

Loading...