SKËNDERBEU NË HISTORIOGRAFINË ZVICËRANE – NGA MR. MURAT AJVAZI

0
209
Loading...

Mysafirë i radhës në Odën e mërgimit këtë javë do të jetë  Mr. Murat Ajvazi, historian. Shkas, botimi i tij i fundit: „Skenderbeu në historiografinë Zvicërane:“

 

Këtë të enjte, në Odën e Mërgimit o të presim historianin, Mr. Murat Ajvazin, me të cilin do të bisedojmë për një temë shumë interesante, për heroin tonë kombtar, Skenderbeun. Do të bisedojmë për Skenderbeun por jo ashtu si e shikuam apo e njohëm ne por ashtu si e shohin dhe e vlerësuan të tjerët. Konkretishtë, do të flasim për ate se si e shikojnë apo si dhe sa e vlerësojnë Skenderbeun historianët zvicëran. E këtë na e ka mundësuar Mr. Murat Ajvazi me veprën e ti të fundit  Skenderbeu në Historiografinë Zvicërane.

Është kjo vepra e fundit e z. Ajvazi nga një mori veprash tjera me tematikë të historisë. Vepër e veçante, me ngjarje interesante të përshkruar hollësishtë dhe të faktuara. Vlera e madhe e kësaj vepre bazohet në faktin se ato i bëhen nga historian të një shteti neutral, me shikim jo anues. 

Zbulohen fakte të reja, të panjohura deri tani, ngjarje interesante, të spjeguara deri në detaje të cilat historianët tanë nuk i dinin apo nuk donin ti dinin.

Bëhet fjalë për historianët H. Paulos Iovius, studious nga Bazeli në gjuhën gjermani, pastaj, Jean – Charles Simonde de Sismondi, Ernst Münch, Paul Lendvai.

Autori bëri kërkime të shumta nëpër arhivat shtetërore zvicërane dhe solli argumente të mjaftueshme për studimin e tij.

Veq përshkrimit të ngjarjeve, luftërave, betejave që bëri Skënderbeu, historianët në fjalë sjellin dhe fakte për indiferencën e shteteve të perendimit ndaj rrezistencës heroike të Arbërve ndaj pushtuesit otoman (Vatikanit, Republikës së Venedikut, Austro – Hungarisë, etj), por edhe nga jeta shumë private e heroit tonë,(pengmarrja, kontaktet me të huajt, tradhëtitë që u bënë, përpjekjet për likuidim e tij, pasta sjelljet e kalit të tij pas vdekjes së pronarit, etj.).
Autori thekson se ky nuk do të jetë studimi i fundit që ai bëri për të vërtetën për Kryeheroin tonë, Gjergj Kastriotin Skënderbeun. Do të vazhdojë edhe hulumtimin e arhivave të shteteve tjera, si atyre gjermane, kroate, austriake, frenge etj.

Për më tepër, na ndiqni këtë të enjte më 11 qershor, duke filluar nga ora 21 h, Oda e Mërgimit, vetëm në TV SYRI HD.

Korrik, 2019

 

Loading...