UNIA ORGANIZON SEMINAR DYDITORË PËR ANËTARËT/ET AKTIV SINDIKAL

0
574
Loading...

Sindikata UNIA organizon seminar dyditorë për anëtaret dhe anëtarët e sajë aktiv sindikal.

Sekcioni në gjuhën shqipe i Sindikatës UNIA organizoi një seminar dyditorë për anëtarët e sajë aktiv ku morrën pjesë rrethë 40 pjesëmarrës. Siminari u mbajtë të qytezën e bukur Spiez buzë liqenit të Thunit.

Seminarin e hapi dhe rrethë qëllimeve të tij foli Osman Osmanin Sekretar për migracion në sindikatën UNIA, pergjegjës për anetarët e Evropës juglindore dhe njeheraz edhe per dosjen e Marrëveshjes ndërshteteërore mbi Sigurimet shoqërore mes Zvicrës e Kosovës në kuader të kësaj sindikate.

Ditën e parë të seminarit, pjesëmarrëseve iu prezentua tema shumë e rëndësishme e që ka të bëjë me të huajt: „Ligji i ri për të huaj dhe integrim, ndryshimet, ashpërsimi i instrumenteve represive, pasojat e mundshme të këtij arbitrarizmi zyrtar“,  të cilën e prezentoi Lirim Begzati, Zyra juridike “Begzati”, Neushatel.

Ai foli gjërësishtë për pasojat e këtij ligji si dhe mundësitë e mbrojtjes nga ai. Bashkimi familjar, shtetësia, mundësia e humbjes së lejes së qëndrimit „C“ dhe “ B“, e shumë aspekte tjera arbitrare të këtij ligji, ishin ato për çka z. Begzati elaboroi gjërësishtë para pjesëmarrësve. Për këtë temë ishte i madh interesimi i seminaristëve. Këtë e dëshmuan ata me pyetjet e shumta që i shtruan z.  Begzati.

Po për të njejtin ligj, efektet dhe pasojat në zbatimin praktit të tij, foli dhe zonja Mihane Sadiku nga Këshillimorja ISA në Bernë. Ajo tregoi për ndihmat që mërgimatrët tanë të cilat janë të prekur nga ky ligj që të orientohen në këso lloj këshillimoresh apo dhe si ajo juridike e z. Begzati si dhe avpkatëve të ndryshë.

Temë tjetër e ditës së parë të këtij seminari ishte edhe „Marreveshjes ndërshtetërore mbi Sigurimet shoqërore mes Zvicrës e Kosovës“ të cilën e paraqiti z. Ruzhdi Ibrahimi. Ai foli gjerësisht për këtë marrëveshje duke verë në pah padrejtësitë që iu bënë për dhjet vjet reshtë pensionistëve shqiptarë të kthyer në Kosovë. Tash, pas ratifikimit të kësaj marrëveshje nga parlamentet e dy vendeve, lufta për ta realizuar ate në mënyrë të plotë vazhdon edhe sot. Sepse, marrëveshja në fjalë, edhe për kundër faktit se nga hyrja e saj në fuqi për shumë pensionistë dhe familjet e tyre në vendlindje do të eliminoj diskriminimin në të ardhmen, megjithatë ka një mangësi të cilën duhet luftuar, duhet provuar me çdo mjet përmirësimin e sajë. Kjo është aspekti „retroaktiv“ i kësaj marrëveshjeje. Çka donë të thotë se mërgimtarëve tanë pensionet do t’i paguhen në mënyrë retroaktive nga dita e ndërprejes së njëanshëm nga shteti zvicëran e jo nga dita e nëshkrmit të sajë.

Ditën e dytë u parashtrua tema tjetër shumë interesante nga z. Hilmi Gashi, udhëheqës i migracionit pranë sindikatës UNIA, ishte ajo e „Mundësive, shanseve dhe përparësive në angazhimin dhe pjesëmarrjen në jetën sindikaliste, shoqërore e politike“. Ai foli gjërësishtë për arësyet pse duhet protestuar, mënyrat se si duhet protestuar dhe shkaqe e protestave të tilla. Paknaqësia, mospajtimi me situatën aktuale, dëshira dhe mundësia e ndryshimit të gjendjes, janë faktorë të bollshëm për të filluar me shprehjen e kundështimit dhe dëshirën për ndryshime.

Edhe kjo temë shkaktoi debatë të gjërë ku u aktivizuan gati gjithë pjesëmarrësit e seminatrit në fjalë.

Nga Kryetari seksionit shqip të UNIA_së në Zürich, z. Xhafer Sejdiu, u prezentuan të arriturat e tyre dhe rezultatet e mëdha në organizimin dhe përmbushjen e detyrave të tyre. Bëhet fjalë për grupin më të fortë dhe më të suksesshëm në kuadër të UNIA_së. Nuk ishte dhe nuk është lehtë të jesh anëtarë i sindikatës dhe të luftosh për të drejtat e punëtorëve, por nuk duhet dhe dorëzuar, theksoi z.  Sejdiu.

Ishte njaftë interesante dhe zgjoi mjaftë interesim dhe diskutime mes seminaristëve dhe tema: „Negociatat për paga në sektorët që prekin gratë: aktivitetet vijuese dhe kyçja e aktivisteve tona në ditën e grevës 2019“ rë cilën e paraqitën dy antaret e UNIA_së shumë aktive në sekcionet e tyre, Linda Maliqi-Rexhaj nga Gjeneva dhe Zarije Bajrami nga Zürichu. Ato kryesishtë u koncentruan në padrejtësitë që u bëhen grave në shumë lami, qoftë në ekonomi, paga, kushte të njejta të punës, etj, po edhe të tjera. Potencuan se duhet luftuar me çdo mjet dhe fituar të drejtat e barabarta me gjininë mashkullore.

Në fund, gjithë pjesëmarrësit u prononcuan lidhur me këtë seminar duke shprehur mirënjohje për organizatorin, z. Osman Osmanin të cilin edhe e nderuan me një dhuratë modeste.

Punimet e këtij seminari i përcolli dhe ekipi i TV Syri HD përmes drejtorit të tij z. Musli Sahitit dhe autorit të Odës së Mërgimit, z. Nexhat Abdiut.

29-30 qershor 2019,Spiez /BE

 

Loading...