DY VLLEZËRIT E SUPERTALENTUAR NË ODËN E MËRGIMIT

0
388
Loading...

Vëllezërit Arbnor dhe Rrezart Kuqi janë mysafirë të radhës në Odën e Mërgimit në TV Syri HD.

   Në edicionin e radhës të Odës së Mërgimit, në TV Syri HD, do të flasim për fëmijët me talent, dhunti të veçantë. Dy fëmij të lindur e të rritur në mërgim, me përkushtim të veçantë, me dashuri dhe rrespekt të madh, përveq formësimit të tyre profesional, shkollimit, iu përkushtuan dhe muzikës e sportit dhe po korrin rezultate të mëdha në të dy këto fusha.
Ata erdhën në Odë për të na treguar se me sa përkushtim dhe dashuri  punojnë dhe si kanë arritur të gjitha këto suksese.

Për më tepër se një ore mësuam për sukseset në muzikë. Të dytë luajnë me shumë instrumente, çifteli, sharki, violinë, piano, sint, si dhe këndojnë bukur.

Arbnori është i lindur më 20.06.2003, ndërsa Rrezarti më 14.04.2007.

Arbnori është në vitin e par të shkollës së profesionit: programer i informatikës ndërsa  Rrezarti në klasën e 6-të të shkollimit fillor.

Ata gjithashtu ndjekin edhe mësimet në shkollën këndimit si dhe jan antarë të simfonis së shkollës së muzikës në vendin ku jetojmë.

– Që të dytë luajnë edhe futboll. Arbnori që nga mosha 6 vjeqare ka luajtur në Zvicërr në klubin FC Widnau ndërsa nga mosha 11 vjeqare është transferu në Bundesligen Austriake ne SCR Altach.
Po ashtu edhe  Rrezarti që nga mosha 6 vjeqare ka luajtur në Zvicërr dhe tani dy muaj edhe ai është transferur në të njejtin Klub të Bundesligës Austriake.

Arbnori dhe Rrezarti kanë marr pjesë në shumë koncerte dhe festivale në Zvicërr por edhe në Kosovë Ia vlenë të theksohet se para publikut zvicërran, përveq me violinë e piano prezentohen edhe me qifteli.

Arbnori flet 3 gjuhë të huaja: gjermanisht, anglisht dhe frengjishtë.

Për këto dhe shumë të tjera, ndiqeni Odën e Mërgimit këtë të enjte duke filluar nga ora 21 h vetëm në TV SYRI HD.

Loading...