PREZENTIM DINJITOZ I MUZIKËS FOLKLORIKE NË MËRGIM

0
291
Loading...

Muzikën folklorike duhet ruajtur e kultivuar në vendlindje por gjithësesi edhe në mërgim.

 

Këtë të enjte në Odën e Mërgimit do të flitet për muzikën në mërgim me theks të veçantë ate folklorike. Për këtë në studio me moderatorin e Odës do të jenë dy rrapsod të  njohur për publikun në Zvicër por ehe më gjërë, Memet Iseni – Petrovci dhe Isuf Rashiti.

Përgjatë një ore e më tepër sa zgjat emisioni i Odës ata treguan për folklorin dikur, sot dhe si do të duhej të ruhej edhe më tutje ky lloj i muzikës sonë popullore.

Edhe pse i shtyrë në moshë, Memeti tregoi për rrugëtimin e tij si këngëtar, një rrugëtim jo i lehtë. Hapat e parë të muzikës i kishte bërë që në shkollën fillore për të vazhduar vite e vite me radhë kultiviin e këtij zhanri të muzikës shqiptare. Me një qifteli në dorë ai u prezentuar gjithkund me zërin e tij karakteristik dhe me këngë të bukura të adhuruara e të pranuara nga publiku. Në studio të radio Gjilanit, nëpër koncerte e praqitje tjera skenike, nëpër ahengje, kudopritej dhe duartrokitej Memeti.

Pas largimit nga vendëlindja ai u shkëput nga muzike dhe vite e vite me radhë nuk u muar me muzik.Me të takuar me Isuf Rashitin, filloi prap muzikës dhe të kënduarit duke themeluar Studion e Folklorit Burimor Zvicërr. Nga këtu, së bashku me Isufin sjellin këngë të bukura të komponuara, rikomponuara apo dhe të vjetra popullore.

Isuf Rashiti rrjedh nga një familje rrapsodësh dhe qysh si fëmij, duke shkuar pas gjyshit të tij, kishte ësuar hapat e parë dhe i kushte lindë dashuria për muzikën e këtij lloji. I angazhuar nëpër shoqëri kulturore artistike të ndryshme, kontriboi në ruajtjen dhe kultivimin e muzikës së mirëfilltë shqipe.

Me ardhjen e tij në Zvicër ai u angazhua nëpër grupe dhe shoqëri të ndryshme muzikore duke kontribuar në ruajtjen dhe kultivimin e këtij lloji të muzikës. Ai së bashku me Isufin krijuan Studion e Folklorit Burimor në Zvicër ku përveç se këndojnë së bashku i japin rastin dhe mundësinë që edhe këngëtarë të tjerë të regjistrojnë këngë të ndryshme.

Për të githa këto, na shikojeni Odën e Mërgimit në TV Syri HD duke filluar nga ora 21.00 h

Loading...