Kush është Lirije Camaj?

0
1077
Loading...
Syri.tv: Fillimisht me pak fjalë, a mund të na thuani kush është Lirije Camaj?
Lirije Camaj: Përshëndjetje, quhem Lirije Camaj vijë nga (Gruda) e martuar në (Hot) të komunës t’Tuzit pra malsore e Malit të Zi.
Kam përfunduar shkollën fillore dhe të mesme në Itali. Jam martuar në moshën shumë të re kur isha vetem 15vjecare….
Falë bashkëshortit dhe femijëve jam një grua e nënë shumë e lumtur.
Ëndrra e jetës time ka qënë muzika dhe falë pikërishtë familjes jam këtu ku dhe jam.
Syri.tv: Cila ishte kënga e parë?
Lirije Camaj:Kënga ime e parë titullohet… Të gjithë Grudën e kam gjini Tex.Lek Nikprelaj muz. maestro Samir Beqaj e cila ështe mirëpritur shumë nga audienca në përgjithësi.
Kam bashkpunuar në kënga tjera dhe me Frank Kodrën, Gjovalin Lumaj dhe Afrim Asani.
Syri.tv: Cilët ishin hapat e parë në profesionin tuaj?
Lirije Camaj: Muzikën shqiptare e kam dashur nga fëmirija!
Kam patur fatin të kem edhe antarë në familje që merrën me muzikë dhe jam rritur në një rreth të lumtur dhe muzikor.
Talentin tim e ka zbuluar familja ime pastaj shoqerija dhe me ndjekjën e ndjenjave te mia kam filluar ta realizoj ëndrrën time.
Syri.tv: Keni frigë nga vipat e estradës Kosovare?
Lirije Camaj: Jo, apsolut që jo.
Mëndoj që në poltron mundet të rrinë gjithkush që e meriton ndërsa në fatin askush.
Syri.tv: Nę cilën moshë keni dalur para publikut?
Lirije Camaj: Për herë të parë kam dalur në një fetival në Itali..në moshën 13.14vjecare por sikur e ceka më lartë, jam martuar në moshën shumë te re dhe menjëher kam lindur femijë kështu që jam shkeputur nga skena duke ju kushtuar kohën familjes dhe fëmijve….
Syri.tv: Vajza juaj merret me modën ! A mundë të na jepni ndonjë risi më shumë?
Lirije Camaj: Vajza ime tashmë 17 vjecare me diplomë e certifikat ka mbaruar kursin në drejtimin e modës.
Ka marr pjesë në shumë gara ku dhe është shperblyer. Njëra nga to në vitin 2017 si Miss fotogjenia.
Së shpejti do të marrë pjesë në Ferizaj ku do ta përfaqësoj Tuzin-Podgoricën kurse, në dhjetor të këtij viti do të konkuroj në Miss Universe pë ta përfaqësuar Malin e Zi.
Syri.tv: Gjëja më e vlefshme për ju?
Lirije Camaj: Familja për mendimin tim është e shëjtë dhe e shtrëjtë, ajo është fillimi dhe mbarimi…
Syri.tv: Cfar do të thot per ty kënga?
Lirije Camaj: Kënga per mua është pasion dhe dashuri unike.
Syri.tv: Ku jeni me banim?
Lirije Camaj: Kam banesën time personale në qënder të Podgorices dhe banoj me familjën time kurse, poashtu jam duke ndërtuar shtëpi në Komunën e Tuzit.
Syri.tv: Presim ndonji bashkpunim me këngetar/e të estrades?
Lirije Camaj: Për momentin nuk e kam në plan për ndonji bashkpunim…
Syri.tv: Keni küenduar vetëm në Malin e Zi apo edhe më larg?
Lirije Camaj: Kam patur fatin të kendoj nëper disa evenimente të ndryshme,si në Mal të Zi Shqipëri, Kosovë, Itali, Zvicer, Belgjikë, Gjermani, Austri e deri në Amerikë.
Syri.tv: Jashtë muzikës keni ndonji profesion tjetër e që publiku nuk e din?
Lirije Camaj: Jo!
Syri.tv: Cfar mëndoni per muzikën apo këngën në Malësi?
Lirije Camaj: Muzika në Malësi,dallon për nga cilsia nga muzikat tjera të trojeve shqiptare.
Tek ne nuk e duan muzikën e korruptuar e as tallavanë por vetëm muzikën me vlerë.
Syri.tv: A të bezdis muzika,dhe a ke vendos të shkëputeni nga kjo?
Lirije Camaj: Jo !  Por do më lëjn muzika mu sepse vjen rradha e brezave të ri.
Syri.tv: Cfar na thuani për TV Syri HD?
Lirije Camaj: Është kënaqesija ime,që mu dha rasti të shprehëm për portalin tuaj.
Rrespekte për menaxherin gazetarët dhe mbarë stafin e Syri TV.
Ju uroj fat dhe punë të mbarë në cdo aspekt.
Syri.tv: A u pendove për intervistën ?
Lirije Camaj: Jo përkundrazi.
Intervistoj: Arben Mehmeti 06.06.2019
Loading...