0
318
Loading...

BUKUR!…. EDHE NJË BUZËQESHJE NË VENDIN E DUHUR.

Pas një buzëqeshje të bukur a fshihet një shpirt i bukur?!….. sigurisht që po dhe as që diskutohet.

Kam pasur nderin më të madh, që kam biseduar me drejtorin e TV Syri Blu z.Musli Saiti,ndaj i jam mirënjohëse ndaj respektit të tij,për gjatë gjithë bisedës kundrejt meje,ndaj për mirnjohje gjindem sot në nënshkrim të këtij mesazhi, për dy arsye:

1- një kryefamiljar,një bashkëshort dhe një prind kryelartë,që flet me pastërti të shpirtit dhe çiltërsi të zemrës, për dashurinë familjare është një mesazh i bukur për t’u bërë shembull për të gjithë ato „bubrrecë“, që shtiren beqar edhe pse mosha ju ka bashkangjitur gjysmëshekullit.

2-një drejtor TV Syri Blu në Zvicër,një bashkatdhetarë i nivelit të lartë kulturor-edukativ, që ofron shtëpinë e diasporës (TV) si sofër të bashkpunimit për bashkim vlerash…..theksoj bashkim vlerash e jo antivlerash edhe kjo ja vlen të vlerësohet si një mesazhëdhënës,për të gjithë ju publik i dashur,që vërtet e doni dhe e vlerësoni të bukurën dhe të ndershmën,kulturën shqipe.

Duke marrë shkas nga ky shembull i mirë,si përfundim, do doja të shtoja në vijim:

Cilido që kërkon të përfitojë në emër të patriotizmit ju këshilloj, që të bëni një dizenfektim të shpirtit të djallëzuar dhe cilido që përfiton të vrasi në emër të artit, përsëri kam një lutje të dyfishtë;
„Mos vritni në emër të artit,por dashuroni me dashurinë e artit“!

Respekt për prind e bijë…. respekt për drejtorin e TV Syri Blu Musli Saiti!
Faleminderit për mirëkuptimin!

Poete: Donika Cela

Loading...