MËSUES, PROFESIONI I SHENJT

0
207
Loading...

Këtë të enjte në Odën e Mërgimit flasim për një profesion të cilin shumëkush e vlerëson si „të shenjtë. Do të flasim për mësuesit.

 

Në emisionin e radhës të Odës së Mërgimit, kësaj të enjte do të flasim për mësuesit. Për mësuesit dikur, sot dhe mësuesit nesër.

Për këtë kemi ftuar në studio mësuesin e pensionuar, z Abas Fejzullahun.

Pyetjeve të shumta rrethë kësaj teme iu përgjegj me shumë përkushtim dhe njohuri të shumta qoftë nga shkollimi dhe profesionalizmi i tij por dhe nga përvoja shumëvjeçare e punës në arsim.

Mësues dikur, në vitet ’60 e ’70 nuk bëhej gjithkush. Vetëm më të mirët, vetëm të shkëlqyeshmit bëheshin mësues. Ata nuk ishin vetëm mësues që mësonin shkrim e lexim por ishin shëmbull në çdo aspekt. Mbi të gjitha ishin edukues të shkëlqyeshëm. Sjelljet e tyre, fjalët, shoqërimet me njerëz, rrespekti ndaj të tjerëve, nderi, e shumë veçori të tjera ishin tiparet e një mësuesi. Ai ishte mësues por njëkohësishtë dhe prind,hok, mik i nxënësve. Me një fjalë, një pedagog në kuptimin e plotë të fjalës.
Duke krahasuar këtë periudhe me të sotmen, mësues Abasi u shpreh i zhgënjyer me situatën aktuale në arsim e në veçanti me pozitën dhe gjendjen e mësuesve në shtetet tona dhe më gjërë.

Sot, lirishtë mund të themi se në plotni është shkatërruar imazhi i mësuesit e me këtë dhe i shkollës, i arsimit në përgjithësi. Gjendje e mjerueshme. Më nuk mund të flasim për mësuesninë si „profesion i shenjtë“ por për një profesion pa vlerë, i degraduar, i zhveshur nga të gjitha ato veçori që kishte dikur dhe i lënë stihisë së kohës.
Për gjithë këtë degradim të sistemit arsimor, e me këtë të të profesionit të mësuesit, fajsoi „pushtetarët“ siç u shpreh ai të cilët nuk bënë asgjë për të penguar apo për të mbrojtur këtë gjë. Duke lënë pas dore vlerat më të rëndësishme të populli, arsimin, ata me apo pa vetëdije po e shkatërrojnë ate. Nuk kanë thënë koti:“po deshe ta shkatërrosh një popull, nuk të duhet forca, dhuna, por shkatërroja arsimin dhe e ke arritë qëllimin“.

Sa i përket ardhmërisë së këtij profesioni, mësues Abasi shpreson se ate e pret një e ardhme e mirë por duhet shumë punë, shumë sakrifica dhe angazhim i jashtë zakonshëm duke filluar nga individi e deri tek e gjithë shoqëria e mbi të gjitha nga angazhimi i shtetit, i organeve dhe i gjithë sistemit të shtetit.

Për më tepër, na ndiqni këtë të enjte vetëm në TV Syri, nga ora 21 h në Odën e Mërgimit.

Loading...