ASHPËRSOHEN TONET NË PARLAMENTIN E KOSOVËS

0
55
Loading...

 A e pret i njejti fat edhe popullin e Kosovës si ate të Shqipërisë. A janë LDK-ja dhe VV-ja Si PD-ja dhe LSI-ja.

Shefi i Grupit Parlamentar i LDK-së Avdullah Hoti,  ka kritikuar kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli për zhvillimet e fundit në vend, lidhur me krimet e kryera serbe në Kosovë gjatë luftës, përfshirë rastin e fotografisë së shfaqur nga deputetja e PDK-së, Flora Brovina.

“Pas unifikimit për rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë, motivet e përfitimit politik e personal nga kjo seancë e Kuvendit e dëmtuan rëndë kauzën tonë dhe të mijëra veprimtarëve për 20 vite me radhë për zbardhjen dhe dënimin e krimeve dhe gjenoicidit serb në Kosovë”, tha Hoti në seancën e Kuvendit.

“Në vend që kryetari i Kuvendit të ftonte grupet parlamentare për konsluta për veprim të përbashkët, ai vraponte skutave të Prishtinës dhe i dënonte ashpër kriminelët serbë para kamërave televizive. Të gjithë janë shokuar me  këto sjellje”, tha më tutje ai.

Hoti fajësoi krerët e institucioneve të Kosovës.

“Shteti i Kosovës  vuan nga sundimi i treshes Thaçi, Haradinaj, Veseli. Thaçi e ka bërë kauzë të tij ndarjen e territorit të Kosovës me Serbinë me qëllim të arritjes së një marrëveshje që askush nuk e pranon por që i duhet atij për arsye që vetëm ai i din. Haradinaj qeverisë në emër të PAN-it i mbështetur nga bandat kriminale. Zoti Veseli i cili është shef i PAN-it me fjalimet e tij dy ditët e fundit u mundu të relativizojë dëmet që ai, deputetja e tij dhe partia i kanë bërë kauzës për të dëshmuar krimet e regjimit serb”, tha Hoti.

Sipas tij, seanca e sotme e Kuvendit, nuk ka kuptim të vazhdojë më tutje.

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj i ka reaguar shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti lidhur me akuzat që ky i fundit i bëri në Kuvend ndaj kryeministrit Ramush Haradinaj.

Hoti sot ka deklaruar se kryeministri Haradinaj po qeverisë në emër të PAN-it i mbështetur nga bandat kriminale.

Ndërkaq, deputeti Demalilaj, Hotin e quajti kriminel.

Loading...