MARRËVESHJA NDËRSHTETËRORE KOSOVË – ZVICËR NË ODËN E MËRGIMIT

0
346
Loading...

Marrëveshja e Sigurimeve  Shoqërore Zvicër – Kosovë  hyn në fazën përfundimtare të ratifikimit dhe realizimit,  – na thotë Osman Osmani, Sekretar
për migracion në sindikatën UNIA dhe përgjegjës për dosjen e Marrëveshjes ndërshtetërore mbi Sigurimet shoqërore mes Zvicrës dhe Kosovës pranë kësaj Sindikate i cili ishte mysafiri i radhës në Odën e Mërgimit.

Osman Osmani është i ngarkuar apo përgjegjës për dosjen e Marreveshjes ndershteterore mbi Sigurimet shoqerore mes Zvicres e Kosoves pranë kësaj sindikate.

 Siç dihet tani më, më 30 nëntor 2018, qeveria e Zvicrës miraton mesazhin e marrëveshjes ndërshtetërore mbi Sigurinë Shoqërore Zvicër Kosovë të nëshkruar më 8 qershor 2018 dhe i propozon parlamentit të Zvicrës për miratim.

 – Ne iu gëzuam dhe përshëndesin këtë hap të Qeverisë Federale të Zvicrës dhe i jemi shumë mirënjohës të gjithë atyre që u angazhuan në realizimin e sajë , qoftë nga radhët e mëgimtarëve tanë në kuadër të UNIA-s, si Ruzhdi Ibrahimi, Hilmi Gashi dhe shumë të tjerëve si dhe politikanëve zviceranë/e për angazhimin dhe mbështetjen e tyre të palëkundur për arritjen e Marrëveshjes së re.

Marrëveshja e re koordinon sigurimin dhe përfitimet e kolonës së parë të sigurimeve Shoqërore: sigurimin e pleqërisë dhe trashëgimtarëve (AHV) si dhe të sigurimit të invaliditetit (IV). Nga data e hyrjes në fuqi ajo garanton trajtimin e barabart të personave të siguruar dhe mundëson pagimin e pensioneve të pleqërisë, trashëgimtarëve dhe të invaliditetit edhe jasht Zvicrës. Kjo marrëveshje përmbanë gjithashtu edhe bazën e luftimit të abuzimeve.

Zoti Osmani na foli gjërësishtë edhe për pasojat 10 vjeçare të diskriminim ekskluziv.

  Kosova është i vetmi shtet pasardhës i Jugosllavisë me të cilin Zvicra duke filluar nga 1 prill 2010 Zvicra ka ndërprerë marrëdhëniet kontraktuale në fushën e sigurimeve shoqërore. Gjatë kësaj periudhe kohore shtetasve të Kosovës u është paguar pensioni vetëm në rast të qëndrimit Zvicër. Në mungesë të Marrëveshjes dhe në rast të largimit nga Zvicra ata kanë pasur mundësi vetëm në rimbursimin (kthimin) e kontributeve të sigurimit të pleqërisë dhe trashëgimtarëve (AHV), me ç’rast ata humbin përgjithmonë të drejtën për përfitim të çfarëdo pensioni nga Zvicra. Pasojat e këtij diskriminimit vetëm në raport me shtetasit e Kosovës të cilët nuk posedojnë shtetësi tjetër përpos të Republikës së Kosovës ishin dhe vazhdojnë të mbeten të mëdha, pasi në një mënyrë apo tjetër kanë prekur dhjetëra-mijëra kontributpagues dhe familjarë të tyre.

Marrëveshja hyn në fuqi kur të ratifikohet nga dy parlamentet. Më 18 tetor parlamenti i Kosovës e ka ratifikuar marrëveshjen në fjalë. Tanimë miratimi pritet edhe nga parlamenti i Zvicrës që marrëveshja të hyjë në fuqi. Ratifikimi në Zvicër mund të bëhet brenda gjysëm viti. Sipsa të gjitha gjasave, ratifikimi pritet të bëhet diku kah fundi i muajit të ardhshëm ndërsa hyn në zbatim nga fillimi i vitit 2020.

 

Ai gjithashtu kërkoi nga  përgjegjësit institucional dhe nga mediat e Republikës së Kosovës që të  informojnë i drejtë dhe korrekt i shtetasit e prekur dhe familjarëve të tyre si dhe të interesuarve tjerë. Trajtimi dhe njohja me këtë problematik paraqet edhe sensibilizim dhe edukim qytetarie për një siguri dhe mirëqenie shoqërore edhe në Kosovë.

Për ma tepër ndiqeni këtë të enjte nga ora 21 h Odën e Mërgimit në Tv Syri Blue.

Loading...