Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurosong 2019

0
61
Loading...
Shqipëria kualifikohet për në natën e tretë, finalen e Eurosong

 

Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi ka bërë histori, duke u renditur mes këngëve më të mira që do të performohen edhe në natën finale të Eurosong.Kënga e saj “Ktheju Tokës” me të cilën ajo fitoi Fest 57 në RTSH, është kualifikuar të enjten për në natën e tretë të Festivalit Europian të Këngës që po mbahet në Tel Aviv.

Kënga e përfaqësueses së Shqipërisë, një himn dhe thirrje emigrantëve për të dashur vendet e tyre, u prit me ovacione dhe thirrje të fuqishme, kur u njoftua se Shqipëria u kualifikua. N/A/

Ktheju Tokës

Ti këndon edhe qan
Në duar lotët mbledh
I mban

Një ditë jeton
Në tjetrën vdes
Sa mall, pak shpresë
I vetëm, pa identitet

Ktheju tokës tënde
O njeri që zemrën le peng

Ktheju tokës tënde
Ti e di një zemër të pret

Një ditë jeton
Në tjetrën vdes
Sa mall, pak shpresë
I vetëm, pa identitet

Ktheju tokës tënde
O njeri që zemrën le peng

Ktheju tokës tënde
Ti e di një zemër të pret

Loading...