SHËNDETI I MËRGIMTARIT

0
384
Loading...

 

Oda e Mërgimit vazhdon me trajtimin e temave të cilat kanë të bëjnë drejtëpërsëdrejti me përditshmërinë e mërgimtarëve në Zvicër.

 

Edhe këtë javë, Oda e Mërgimit përmes Tv Syri Blue, ju sjell në ekranet e juaja, një temë interesante, të rëndësishme dhe mjaft aktuale. Do të flitet për „shëndetin e mërgimtarit“. Edhe ate qoftë nga aspekti fizik apo dhe ai psiqik.

A janë mërgimtarët tanë të shëndetshëm? A kujdesen mjaftueshëm që të jenë me shëndet të mirë? Me cilat probleme shëndetësore apo sëmundje zakonishtë përballen mërgimtarët tanë? Cilat janë shkaqet të cilat i shkaktojnë këto proble, këto sëmundje?
Janë këto vetëm disa nga shumë pyetje të cilat iu bënë mysafireve në odë, dr. med. Psyhiatre, zonja Xhide Lumi dhe dr. med. interniste, zonjës Shqipe Duriqi Dautaj.

Ka shumë faktorë që tregojnë se, gjendja shëndetsore e mërgimtarëve të cilët erdhën në mërgim para 40 – 50 viteve është më e përkeqësuar nga shkaku i punës që bënin ata. E kjo ishte zakonishtë puna e rëndë e gjatë fizike dhe kushtet e rënda dhe të ndryshme atmosferike nga vendi nga ata vinin.
– Friga se nuk do të marrin një garancion vitin në vijim apo nuk do të mund të gjejnë punë, apo do ti largoj nga puna punëdhënësi, bëri që mërgimtarët tanë të harrojnë përkujdesjen për shëndetin e tyre, – tha dr. Shqipe Duriqi – Dautaj. Nga kjo dhe sot kemi një gjendje të rëndë shëndetësore të këtyre mërgimtarëve. Ndërsa, brezat e mëvonshëm duke u kualifikuar gjëthnjë e më shumë dhe duke mos qenë drejtëpërsëdrejti të rrezikuar nga qëndrimi i tyre në Zvicër, ndryshon dhe përkujdesi ndaj shëndetit të tyre. Sot mund të themi se ende nuk jemi në nivelin e duhur të shëndetit të përgjithshëm në krahasim me vendasit, zvicëranët, por nuk dallojmë edhe shumë. Parandalimi apo preventiva ndaj përkujdesjes për shëndetin tonë na len ende mbrapa. Mërgimtarët tanë ende vijnë tek mjeku vetëm se pasi të jenë të sëmurë apo pasi të kenë simptome të një sëmndje. Atëherë edhe shërimi apo kurimi bëhet më i vështirë dhe pasojat janë më të rënda.
– Në aspekti psiqik, po ashtu mërgimtari ynë nuk qëndron shumë mirë. I ngarkuar me shumë probleme, qofshin ato me situatën në vendlindje, qoftë në familje, qoftë në punë, jo rralë ai i drejtohet për mjekim një psyhiatri apo një psyyhologu. Por, ky është një numër i vogël në krahasim me mërgimtarët tanë të cilët janë në gjendje të rëndë psiqike e të cilët kanë nevoj për ndihmë. Tradita, kultura, edukata, botëkuptimet e vjetra bëjnë që edhe përkundës gjendjes së vështirë psiqike, ai të mos kërkoj shërim apo ndihmë tek psikiatri. Prandaj duhat ikur, duhet larguar nga ky mentalitet dhe edhe sëmundjet psiqike, si depresioni etj. të shikohen dhe të trajtohen si sëmundje të rënda të shoqërisë moderne e me këtë dhe të mërgimtarëve tanë.
– Nuk kanë thënë së koti: “ Mendja e shëndoshë, në trupin e shëndoshë“ – na thot dr. med. psykiatrja Lumi.

Gjendja shëndetësore fizike dhe ajo psyqike janë të lidhura ngusht mes vete dhe e përkeqësojnë apo përmirësojnë njëra tjetrën varësishtë nga kujdesi dhe kurimi i tyre.  Sëmundjet e ndryshme fizike shkaktojnë mërzi, depresion e nga ana tjetër kjo gjendje shkakton pastaj sëmundje si të zemrës, tensionit të gjakut, sheqerit, etj.etj.

Mërgimtarët tanë duhet t’i kushtojnë rëndësi më të madhe prevencionit, kontrolave të shpeshta apo periodike me të cilat bëjnë që edhe sëmundjet e ndryshme të hetohen më heret dhe me këtë dhe shërimi, kurimi të jetë më i lehtë dhe më i suksesshëm.

Ato bënë apel që mos të kursejnë kohën, mjetet, e të mos hezitojnë në vizitat te mjeku dhe të kenë kujdes për sigurimet shëndetësore. Të mos bëjnë sigurime shëndetüesore me „franschisse“ të larta, sepse nu ia vlenë. Bëni me pagesa të ulta mujore dhe kurseni dhe edhe në kontrolle të shpeshta nuk paguani asgjë.

Gjithë këtë mund ta shikoni vetëm në Tv Syri Blue këtë të enjte duke filluar nga ora 21 h.

Loading...