TEMA E RE NË ODËN E MËRGIMIT – MARTESAT

0
168
Loading...

Oda flet kur të tjerët heshtin.

Oda e Mërgimit në tv Syri Blue po vahdon trajtimin e temave interesante e që kanë të bëjnë me jetën e mërgimtareve kudo në botë.
Kësaj radhe autori dhe moderatori i Odës, Nexhat Abdiu kushte sjellë në odë një temë shumë të veçantë, aktuale gjithmonë, e dhimbshme dhe e komplikuar deri tej mase.

Martesa.
Dhe, për të shtjelluar këtë temë ai kishte ftuar në studio zonjën Hava Shala, e punësur Zyrën Kantonale për Migracin në Winterthur e cila kishte drejtë për së drejti të bënte me këtë probematikë në kantonin e Zürichut por edhe më gjërë.

Për më shumë se një orë zonja Shala dhe moderatori trajtuan martesat nga shumë kënde duke analizuar faktorët, shkaqet dhe arësyet qoftë të martesave qoftë edhe të ndarjeve apo shkunorzimeve të mëvonshme.
– Çdo martesë e cila ka si pikënisje interesa të tjera apo faktorë të tjerë veq dashurisë së sinqertë, është e dështuar dhe e gjykuar në dështim në afat të gjatë. Apo, vetëm ato martesa të cilat kanë për themel dashurinë, mbijetojnë.
Nga përvoja që kishte në këtë lëmi, z. Shala me shembuj të shumtë kongret ilustroi këtë problematikë të dhimbshme duke përshkruar dhe pasojat e mëvonshme qoftë për personat e involvuar direkt, bashkëshortët, qoftë dhe rrethine gjërë familjarë e mbi të gjitha fëmijët.
– Ata që më së shumti i ndjejnë pasojat e këtyre martesave, gjegjësishtë këtyre ndarjeve, janë fëmijët. E sidomos ata në mosha jomadhore të cilët pastaj kanë një jetë shumë të vështirë dhe të dhimbshme. Shumica prej tyre përfundojnë tek njëri prind, në përkujdesje jo të duhur apo dhe nëpër jetimore të ndryshme ku rriten në në mungesë të dashurisë dhe përkujdesjes prindore. Mungesa e njërit prind shkakton dhe lenë pasoja të pashërueshme tek këta fëmij. Jo pak nga ata nesër janë edhe fëmij problematikë dhe  të rrezikshëm për shoqërinë dhe shpesh involvohen në vepra të rënda kriminale.

Por edhe akterët e drejtë përsëdrejti, kanë pasoja të ndryshme duke filluar nga depresioni i njërit apo tjetrit, ngatërresat mes veti duke i inkuadruar dhe kulturën dhe edukatën komnbtare, të involvimit të familjes e farefisit. Me këtë duke u munduar që të zgjedhin problemin sipas traditës dhe kulturës kanunore. Raste të tilla shpesh përfundojnë edhe në tragjedi personale, vetëvrasje por edhe në vrasje të partnerëve apo dhe të gjithë familjes.

Pyetjes së a jemi të vetëdijshëm, ne mërgimtarët, për rreiqet të cilat na kanosen me lidhjet e këtilla martesore „pa dashuri“, për interesa tjera qofshin ato materiale apo dhe të tjera, zonja Shala iu përgjegj:

– Si duket, ende jo. Jo sa duhet dhe si duhet. Nuk mendojmë, nuk çajm kokën për ate që çfare mund të ndodhë në një afat të gjatë kohorë. Me rëndësi është që të kemi një martesë, „kontratë“ të tillë e pastaj shohim e bëjmë nëse vjen koha apo dita kur një gjë e tillë ndodhë. Për këtë, është krijuar një bindje se „po shkoi shkon“ e nëse nuk shkon, atëherë „shohim e bëjmë“.
Shumë pak interesim për këtë fenomen tregojnë institucionet kompetente shtetërore të shteteve tona, Shqipërisë, Kosovës e pjesëve tjera të banuara me shqiptarë. Askush nuk çanë kokën për „tregëtinë“ që bëhet me qenjet njerëzore, me të rinjtë, fëmijët tanë.
Hiq më mirë nuk qëndrojnë as institucionet nëpër diasporë, shoqatat, format e tjera të organizuara, intelektualët. Thjeshtë, ky fenomen i është lënë mëshirës së kohës.
Për më shumë, na shikoni këtë të ejte, më 09 05 ’19 duke filluar nga ora 21 h në Televizionin Syri Blue.
N. Abdiu

 

Loading...