A PO THYHET TABU-JA SHEKULLORE E KULTURËS, TRADITËS DHE EDUKATËS SHQIPTARE

0
410
Loading...

 Për të moshuarit, të paaftit dhe gjithë ata që nuk kanë mundësi të përkujdesen për vetëveten, përkujdeset SPITEX-i

Gjëthnjë e më shumë e më shpesh jemi dëshmitarë të ndryshimeve që ndodhin në jetën e mërgimtarëve tanë kudo që ata jetojnë. Dhe, jo ndryshime të vogla, ndryshime të parëndësishme, por ndryshime që prekin thellë në kulturën, traditën, edukatën tonë kombtare.
Shekuj me radhë jemi edukuar, jemi mësuar që, pasardhësit duhet të përkujdesen për paraardhësit e tyre. Fëmijët, kryesishtë mashkujt, duhet të përkujdesen për prindërit e tyre gjerë në vdekje.Bild könnte enthalten: 1 Person, lächelnd, sitzt und Pflanze

Mbase, në vendëlindjet tona është edhe sot e kësaj dite kështu, natyrishtë duke mos llogaritur një % të vogël të cilët nuk janë të këtillë. Atje, kjo ende është vlerë personale, kombtare , trashëgimi e cila nuk guxon apo nuk mund të ndërrohet.
Mirëpor, ja që mërgimi detyronë njerëzit që të bëjnë edhe këso ndryshime rrënjësore, ndryshime të cilat prekin thellë në kulturën dhe traditën kombtare shqiptare. Pra, mënyra e jetës, dinamika, bëjnë që për tkëtë kategori njerëzish të kujdeset dikush tjetër. E ky është SPITEX
Bëhet  fjalë pra një instiucion i cili merret me pra me përkujdesjen e të pa aftëve në shtëpitë e tyre. Të atyre për të cilët nuk kujdesen, nuk duan apo nuk munden, pasardhësit e tyre. SPITEX, që përkthyer në shqip don të thotë SPITEX = Spit – ex (spitalexterne Hilfe) = „ndihma spitalore externe“, që ka kuptimin jashtë spitalit apo në shtëpi. Dhe, gjëthnjë e më shumë të pa aftë kërkojnë shërbimet e këtij institucioni. Në mesin e tyre dhe shumë mërgimtarë shqiptarë nga të gjitha viset ku ata jetojnë apo nga vijnë, të ardhur shumë heret, viteve të ’70 – ’80.
  Për këtë, në emisionin e Odës së Mërgimit na tregojnë Udhëheqësja e SPITEX-it të Kt. Argau, zonja Vlora Berisha dhe punëtorja e këtij institucioni, zonja Nexhmije Avdiu. Në një orë e më tepër, sa zgjatë emisioni, ato rrëfyen për përvojat  me këta njerëz, vështërsitë dhe problemet me të cilat ndeshen. Habit, na thonë ato, numri gjëthnjë e më i madhë i bashkombasve tanë të cilët kërkojnë ndihmën tonë.
– Ajo që bie në sy, është fakti se ata ndihen të turpëruar, të padobishëm, të frustruar nga lënja pasdore e fëmijve të tyre, – na thotë  Vlora Berisha. Dhe ndjehen shumë të kënaqur kur ne mundohemi dhe ua plotësojmë të gjitha ato nevoja që ata kanë.

Bild könnte enthalten: 1 Person, lächelnd, sitzt– Kami dhe raste kur, të mërzitur e të depresionuar, ata mbyllen në vetëvete dhe nuk dëshirojnë të bisedojnë. Aq më tepër kur shohin se jemi shqiptare, komunikimi në fillim bëhet edhe ma i vështirë. Por, me kohën, shohin se çfarë ofrojmë ne, dhe pastaj, duke na kërkuar falje për gjitha gjërat, qoftë kur duhet të zdishen, kur duhet të pastrohen, etj. pranojnë shërbimet tona dhe ndahemi dy palët të kënaqur.
Pra, për gjitha këto dhe më shumë, shikojeni Odën e Mërgimit, në Tv Syri Blue këtë të ejte, më 02 maj 2019 nga ora 21 h.
Tema: Përkujdesja për të paaftët nga SPITEX-i“Bild könnte enthalten: 3 Personen, Personen, die lachen, Personen, die stehen und im Freien

Loading...