Kush është Modelja nga Skenderaj që po i qmendë portalet Rozë

0
920
Loading...
“ Best Model Grand Universe 2018 “ Dafina Selimi.
Syri.tv: Dafina Selimi ju jeni zgjedhur modele  dhe keni mar qmimin
“ Best Model Grand Universe 2018 “që u mbajtë në Gold Delux – Prizren
Përshkruajeni veten tuaj me pak fjalë?
Dafina: Une jam një vajzë shumë e thjeshtë që më pëlqejnë gjërat e bukura në përgjithësi! qoftë edhe një rreze Dielli mua më lumturon!
Syri.tv: Cilat janë 3 pikat e juaja më të forta që përdor më shpesh ?
Dafina: Tre pikat më të forta që unë përdor janë; Sytë, buzëqeshja dhe një kompliment!
Syri.tv: Cila është  pika e dobët e  juaj?
Dafina: Malli për Kosovën!
Syri.tv: Ku e shihni veten pas 5 vitev ?
Dafina: Një fotomodele e konfirmuar dhe një shëmbull i mirë për të gjitha vajzat Shqiptare!
Syri.tv: Cfarë  mund të ofroni ju si bukuroshe ku dikush tjetër nuk mund ta bëjë?
Dafina: Afroj shkathtësinë, bukurinë, korrektësinë dhe bashkëpunimin e shpejtë!
Syri.tv: Me cilin foto model shqiptar apo të huaj kishit udhtuar në muajin e mjaltit ?
Dafina: Muajin e mjaltit…….??? Jam duke menduar……?
Syri.tv: Tregoni për një sukses tuajin për të cilën ju jeni shumë krenar?
Dafina: U ndjeva shumë krenare kur dola në skene si një vajzë Shqiptare!
Syri.tv: Tregoni një rast ku ju keni gabuar?
 Dafina: Gaboj kur dua të flas pastër gjuhën Shqipe!
Syri.tv: Dafina ju si modele cila është puna apo profesioni  që ju ëndërroni ?
Dafina: Enderroj të kem klinikën time sepse tani jam duke studiuar për mjeke e dhëmbëve Dentiste  por në te njëjtën kohë do kisha shumë dëshirë të realizoja një Show mode me emrin tim!
Syri.tv: Amundeni të Flisni për shkollimin tuaj?
Dafina: Jam në vitin e tretë per Dentiste dhe patjetër që do bëj dhe Mastër.
Syri.tv: Më thoni se si e keni përballuar një situatë të till kur fituat qmimin ?
Dafina: Çmimi i parë ne Prizren më surprizoj jashtë mase sepse aty kishte vajza shumë të mira dhe shumë të bukura!
Syri.tv: Cfarë ju motivon si Modele ?
Dafina: Si Modele motivohem nga shumë gjëra, si përshëmbull çdo stinë ka veshjet e saj dhe njerëzit mundohen në mënyra dhe veshje të ndryshme ti përshtaten çdo stine! pra une motivohem thjesht duke pa njerëz të veshur me stile specifike në ambijente dhe kohë të ndryshme!
Syri.tv: Si e përballoni presionin kur  dikushi ja bën të padrejtë ?
Dafina: Kur dikush ma bën të padrejtë, une ja them në fytyrë padrejtësinë! Padrejtësinë nuk e duroj dot!
      
Syri.tv: Cfarë ju zgjon në mëngjes?
Dafina: Në mëngjes më zgjojnë shumë ëndrra dhe plane që i kam në mendje dhe duhet ti realizoj në kohë të shkurtër!!
Syri.tv: Dafina si modele a jeni  ju një udhëheqëse apo një ndjekëse e  jetës suajë ?
Dafina: Une akoma e quaj veten me pak përvojë për të qen udhëheqese  prandaj për shumë gjëra konsultohem me prindërit ose me vëllaun!
Syri.tv: Cili është libri i fundit që keni lexuar për tu zbavitur?
Dafina: Libri i fundit është ; Lulja e kujtimit“ që do ta lexoj përsëri se më ka lënë shumë mbresa të bukura!
Syri.tv: Cilat janë ato vese që ju bezdisin tek nje mashkull ?
Dafina: Tek një mashkull më besdisin sytë kur shofin në drejtime të pakontrolluara!!
Syri.tv: Cilat janë pasionet tuaja ?
Dafina: Pasioni im është vrapi, muzika dhe leximi.
Syri.tv: Cfarë ju vë në siklet  ?
Dafina: Ndjehem keq dhe në siklet kur dikush më bën komplimente pa ndalur, kohë e pa kohë!
Syri.tv: Cilat janë disa nga eksperiencat tuaja në modë ?
Dafina: Eksperiencat e mia kanë filluar nga një organizim i vajzave Shqiptare këtu në Hollandë, vazhdoi në Kosovë, Belgjike, Itali dhe tani jam duke bashkëpunuar me një kompani Internationale me qëndër këtu në Amstërdam.
Syri.tv: Me qenëse ju jetoni në Holand si Modele si po ju trajton jeta ?
Dafina: Jeta në Holandë është e mbushur me shumë detyra dhe obligime, shpesh është e lodhshme dhe stresuese sepse koha është shumë e kufizuar për shoqëri dhe dëfrimet e moshës por vetë si person jam shumë kërkuese dhe këmbëngulëse për te  realizuar ëndrrat dhe dëshirat e mia.
Syri.tv: Dafina ju faliminderit që gjetë kohë  te jeni pjesë e portalit tonë Syri.Tv.
Dafina: Beni  ju falenderit nga zemra juve dhe gjith stafin e RTV SYRIT BLUE.
Intervistoi :Arben Mehmeti gazetar i Rtv Syri Blue
Grenchen:29.03.2019
Loading...